Gurthemeli i Xhamisë së re në fshatin Mellnicë të Velesit

Në fshatin Mellnicë të Velesit, të shtunën më 23 Prill, u hodh gurthemeli i xhamisë së këtij fshati. Pas përpjekjeve të shumta të banorëve të këtij fshati si dhe ndihmave nga banorët që aktualisht ndodhen në disaporë, këshilli i kësaj xhamie vendosi që ta rënojë xhaminë e vjetër dhe në vend të saj të ndërtojë një xhami të re më të madhe për të ofruar kushte më të mira për besimtarët e këtij fshati.
Për nder të këtij aktiviteti, në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit, përveç banorëve të këtij fshati dhe nga diaspora morën pjesë edhe kryetarët e komunave Veles – z. Goran Petrov dhe komunës Çashka – Goranço Panovski, ndërsa delegacionin e BFI-së e udhëhoqi Reis ul Ulema H. Sulejman ef Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së H. Afrim ef. Tahiri, Drejtori i Sektorit për Arsim dhe Shkencë Jakub ef. Selimovski, si dhe muftinjtë: i Shkupit – Ibrahim ef. Shabani, i Maqedonisë Lindore – Isa ef. Ismaili, i Manastirit – Plumb ef. Veliu, i Kërçovës – Murat ef. Huseini dhe i Dibrës – Ruzhdi ef. Lata, e tjerë.
Ceremoninë e hedhjes së gurthemelit e hapi Imami dhe njëkohësisht koordinatori i Muftinisë së Velesit – Adem ef. Çoreski, i cili falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre. Pas këndimit të asherit nga Kryeimami i Muftinisë së Shkupit, Sabedin ef. Ameti, fjalën e rastit e morën Kryetarët e Komunës së Velesit dhe Çashkës të cilët thanë se krishterimi dhe islami gjithmonë kanë qenë present në këtë rajon. Pjesmarrja e tyre në vënien e gurrthemelit të kësaj xhamie pikërisht në ditën e Krishtlindjeve është një dëshmi se tradicionalisht në këtë rajon, festat janë pritur bashkërisht.
Më pas fjalën e rastit e mori Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit, dhe në emrin e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame, ua uroi të gjithë besimtarëve Krishterë – Orthodoksë dhe Katolikë, ditën e Krishtlindjeve, duke u dëshiruar bashkëjetesë të mirë, mirëqenie dhe shëndet.
Gjithashtu Reis ul Ulemaja i kujtoi banorët e këtij fshati dhe të pranishmit me një mësim nga Pejgamberi Muhamedi a.s. se: “Xhmitë i ndërtojnë dhe i meremetojnë vetëm ata që kanë besim të paluhatur tek Allahu i Plotfuqishëm”. Pas këndimit të disa vargjeve nga Kurani Famëlartë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së H. Afrim ef. Tahiri, të pranishmit hodhën gurthemelin e Xhamisë së Re.DSC00756 DSC00757 DSC00780 DSC00782 DSC00791 DSC00797

Comments are closed.