Gurthemeli i xhamisë në Tophanë shumë shpejtë pas Bajramit

Gurthemeli i xhamisë në Tophanë shumë shpejtë pas Bajramit

Një delegacion i udhëhequr nga Reisul Ulema, h. Sulejman ef. Rexhepi, në të cilin ishte edhe Kryetari i Komunës së Cairit, z. Izet Mexhiti, u takua në Ankara me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, prof.dr Mehmet Gormez.
Në një atmosferë miqësore dhe shumë përmbajtësore, në Ankara u zhvillua një takim në të cilin Kryetari i Dijanetit të Republikës së Turqisë, Mehmet Gormez, priti delegacionin e udhëhequr nga Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Në takim ishte present edhe Kryetari I komunës Cair, z. Izet Mexhiti.
Përveç bisedave lidhur me marëdhëniet reciproke për të cilat u konstatua se duhet edhe në të ardhmen të jenë të nivelit më të lartë, në këtë takim u bisedua dhe u arritë marrëveshje përfundimtare që Dijaneti i Turqisë të mundësojë në afat sa më të shpejtë ngritjen e xhamisë dhe të kompleksit në lagjen Tophanë të Shkupit.
Në fakt, bëhet fjalë për një projekt madhështor rreth të cilit Reis ul Ulema ef Rexhepi dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë po angazhohen tani e një kohë më të gjatë. Ky kompleks i madh, që është nevojë e kahmotshme e besimtarëve muslimanë në Shkup, parashihet të ngërthejë në vehte një xhami monumentale, selinë e BFI,si edhe hapësira të ndryshme për aktivitete kulturore islame dhe për angazhimin e drejtëpërdrejtë të rinjëve muslimanë në këtë rafsh.
Gjatë këtij takimi u vendos që gurthemeli i xhamisë dhe i kompleksit në lagjen e Tophanës të hudhet shumë shpejtë pas festës së Bajramit.
takim ankara

xhamija

xhamija1

Comments are closed.