Gurthemel xhamie në Debresh të Gostivarit

untitled1Në mënyrë solemne, Reis-ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI, Afrim ef. Tahiri, dhe nikoqiri Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, prefekti i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, perosnalitete dhe shumë xhematlinj hodhën gurthemel xhamie në fashatin Debresh të Gostivarit.

Fjalë përshëndetëse kishin Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu si dhe prefekti i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta të cilët përshëndetën këtë iniciativë dhe uruan banorët e këtij fshati për gurthemelin e xhamisë së re. Në fjalën e tij të rastit Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi theksoi se: ” Kohëve të fundit kemi lëshuar në përdorim, por gjithashtu kemi hedhur gurthmeltar të shumë xhamive të reja në vend, andaj me raste të tilla kemi përgëzuar shumë bashkëbesimtarët dhe bashkëvendasit për veprën madhështore dhe të shenjtë të tyre në disa aspekte. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rolin dhe nevojën e xhamiave dhe si të tilla ato po shtohen dhe po ritet numri i tyre. Xhamiat i ndërtojmë,

meremetojmë dhe kujdesemi për ato ngase edukojmë popullin, ndërtojmë vlera dhe ngritim nivelin e kulturës dhe fesë në mesin tonë”. Në mes tjerash ai potencoi ajetin Kuranor, ku Allahu i Gjijthdijshëm thotë: “ Xhamiat, shtëpiat e Allahut Fuqiplotë i ndërtojnë, riparojnë, rindërtojnë dhe kujdesen për ato vetëm ata që kanë bindje të paluhatur në Allahun Fuqiplotë…”, mes tjerash vazhdoi duke përgëzuar xhematin e fshatiti Debresh dhe mbarë besimtarët mysliman për kontributin e tyre që japin në ngritjen e xhamiave, ngase me këtë ndihmojnë edukimin e popullit, ngritjen e tyre në të gjitha aspektet dhe ndërtimin e vlerave fetare dhe shoqërore.

Comments are closed.