Gurthemel të Medresesë Isa Beu në Gostivar

gurthemel medrese ne GostivarNë prani të personaliteteve të shquara të jetës fetare dhe politike është hedhur gurthemel për objektin e ri të paraleles së vajzave të Medresesë Isa Beu në Gostivar. Në këtë solemnitet morri pjesë Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Tahiri, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, myfti të myftinive të BFI-së, Dekani i FSHI-së, Dr. Fahrudin Ebibi, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi, prefekti i Gostivarit, Nevzat Bejta, Prefekti i Vrapçishtit, ministra, deputet, profesorë, nxënës, prind etj.

Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi para të pranishmive dhe mediave shprehi falënderime ndaj donatorëve nga Turqia, ku mes tjerash potencoi se me aktin e sodit të hudhjes së gurthemelit gjegjësisht me nisjen e këtij objekti ku do të edukohen bijat e kombit është bërë një hap shumë i madh në edukimin e brezave të ri. “ Sot është një ditë që ia vlen të përkujtojmë dhe të shpallim si një ditë historike në analet e historisë islame të këtij nënqielli të trojeve tona. Është ditë e bekuar ku sot bashkërisht me të gjithë faktorët relevant qofshin ato fetar, shoqëror, dhe admnistrativo- politik, t’i gëzohemi këtij projekti të hudhjes së gurthemelit të Medresesë Isa Beu të paraleles së vajzave në Gostivar.” Myftiu i Gostivarit, ef. Fetahu theksoi se: “ Ne kemi premtime nga donatorët se do të bëhet angazhim maksimal që projekti të kryhet sa më shpejt që t’u mundësojmë gjeneratave të reja të edukohen në hapsira të reja dhe me kushte modern.” Godina e re do të jetë shkollë moderne, me sipërfaqe prej 500 m² ku janë të përfshira klasa, amfiteatër dhe konvikt për nxënëset.

 

gurthemel gostivar 2 gurthemel medrese ne Gostivar DSC_0013 DSC_0778 DSC_0785 DSC_0788 DSC_0791 DSC_0800 DSC_0942DSC_0011 DSC_0034 DSC_0738 DSC_0812 DSC_0849 DSC_0862 DSC_0893 DSC_0933 DSC_0945

Comments are closed.