Gurthemel për rindërtimin e xhamis së vjetër në Nikushtak

122

Në fshatin Nikushtak të epërm me datën 29.05.2013 u hodh gurthemel i rindërtimit të xhamisë së vjetër. Në këtë solemnitet morri pjesë Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Myftinisë së Kumanovës, Abedin ef. Imeri, Dekani i FSHI-së, Faredin Ebibi, Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, imamë të rrethit të Likovës, xhematë, etj.
Fjalë përshëndetëse në këtë gurthemel kishte Myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri i cili përshëndeti këtë gurthemel dhe uroi banorët e Nikushtakut në drejtim të përkrahjes së Myftinisë dhe kontributeve tjera në aspekt të mbrojtjes së traditës së pastër islame dhe zhvillimit të jetës fetare islame. Por, gjithashtu fjalë përshëndetëse kishte Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku i cili përgëzoi banorët e Nikushtakut për rindërtimin e xhamisë duke theksuar se komunën që drejton ai do të jetë në shërbim qytetarëve duke ndihmuar në të gjitha aspektet. Reis ul Ulema i BFI-së, ef. Rexhepi në fjalën e tij të rastit bekoi gurthemelin e rindërtimit të xhamisë që simbolizon gurin themeltar të institucionit më të vjetër në islam. Ai theksoi se: “ xhamia ka qenë institucioni i parë nga i cili janë miratuar ligjet, rregullat dhe hartuar standarde për zhvillimin, avansimin dhe ngritjen e islamit, vetëdijes fetare dhe edukimit të gjithë shoqërisë. Nga xhamitë burojnë vetëm vlera e jo antivlera, nuk mud të paramendojmë diskriminimin, dallimet dhe shkeljet e të drejtave fetare dhe njerëzore”

Comments are closed.