Gurthemel i minares së xhamisë Mehmet Beg në Berov

Më 08.02.2013 në qytetin e Berovës u hodh gurthemel i minares së xhamisë Mehmet Beg, e cila njëherit është e vetmja xhami në këtë qytet që daton nga periudha Osmane.

Në këtë solemnitet pjesëmarrës ishte Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Afrim ef. Tahiri, myftiu i BFI-Shtip, h. Isa ef. Ismaili, atesheu për çështje fetare pranë ambasadës turke në Shkup, Sejfetin Ersoj, imamë, profesorë nga paralejla e djemve të Medresesë Isa Beu në Shtip, dhe xhematë nga Berova dhe rrethina.

Vlenë të theksojmë se donatori i kësaj minare është nga Izmiri i Turqisë i cili në bashkëpunim me myftininë e Shtipit erdhen deri tek bashëveprimi dhe kooperimi e që më pastaj rezultoi me hudhjen e guthemelit të minares. Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi në fjalën e tij të rastit përshëndeti të pranishmit, myftiun e Shtipit, atesheun për çështje fetare pranë Ambasadës Turke në Shkup, imamët, profesorët dhe xhematin që ishin prezent në këtë solemnitet.

Mes tjerash ef. Rexhepi theksoi: “ Kjo xhami ka një histori të vjetër që nga koha e Shteti Osman,  të cilën e kemi për obligim ta ruajm dhe ta mbrojmë, andaj Ne edhe më tej do të ruajm gjurmët e xhamiave, dhe gjithë trashigimisë kulturore islame në këto hapsira.

Objektet fetare islame janë vlerë e pamohueshme e këtij shteti, andaj sa do që dikush mundohet të shlyn gjurmët e kësaj kulture do të ketë vështirë. Islami është feja që nuk bën dëm dhe nuk ka tendenca të zhduk trashigiminë kulturo-historike të popujve tjerë, por gjithnjë të ndërton dhe kultivon vlera. Islami ka dhënë kontribut të madh dhe do të jep gjithnjë për vlera të larta njerëzore.

Sot këtu Ne hodhem gurthemel të minares së kësaj xhamie të vetme në qytetin e Berovës dhe se inshallah zhvillimi i jetës fetare këtu do të vazhdojë. Urime, Allahu e bekoft këtë gurthemel”.

1 2 3

Comments are closed.