Grafite antiislame në muret e xhamisë Isakije

Mbrëmjen e 30-31 Janarit 2012 nga personave të paidentifikuar ishin të shkrujatur dhe përdhosur muret e xhamisë Isakije, gjegjësisht të shkrujtura me grafite tani më të njohura antiislame dhe antishqiptare: Vdekje për shqiptarët dhe kryqe të vizatuara etj.
Me këtë rast Myftinia e BFI Manastir me kohë ka informuar dhe paraqitur rastin tek autoritet e rendit për grafitet e shkrujtura në muret e xhamisë, dhe njëkohësisht dërgoi letër deri tek SPM- Manastir në të cilën shkruan: “ Të nderuar, Myftinia e BFI- Manastir paraqet ngjarjen, gjegjësisht në mënyrë permanente është në gjendje të tilla, për të cilat institucioni i juaj është mirë dhe hollësisht i njoftuar, ngase ky është një nga shumë rastet të cilat gjithnjë i kemi paraqitur, për fat të keq gjithnjë përsëriten, ndërsa nga institucioni i juaj asnjëherë nuk kemi marrur informacion kthyes gjegjësisht përgjigje, a është ndërmarrë diçka dhe çka është ndërmarrë, por ne mendojmë se  nëse asgjë më shumë, duhet të ngritni padi për shkelje ose vepër penale për persona të pa njohur.
aktuale_xhamia_805623101
Të nderuar, ju njoftojm se Myftinia e Manastirit, për këtë rast dhe rastet tjera, do të ngre padi penale deri tek prokuroi publik”.
Kështu qëndron tek letra e dërguar deri tek SPM, Manastir e firmosur nga Myftiu i Manastirit, Pllum Veliu.

Comments are closed.