[:al]Gostivari fillon shënimin e ditës së lindjes të Muhamedit a.s.[:]

[:al]Gostivar, 14 prill – Me rastin e Ditëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s., Rijaseti i BFI-së bashkë me Muftininë e Gostivarity si dhe nxënëset e SHMI ”Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Gostivar, kanë planifikuar një sërë aktivitetesh. Kësisoj, sot, në qendër të Gostivarit, nxënëset e kësaj paralele, kanë shpërndarë fletushka me moton “Të tjerët rreth personalitetit të Muhamedit a.s”  si dhe nga një pako me llokumë të sponzoruara nga kompania “Bllagoja Gjorev A.D” e cila posedon edhe çertifikatën Hallall nga Agjencioni i Standardit Hallall pranë BFI.

Në shennë të kësaj dite, në Pallatin e Kulturës, në Sallën e Vogël, Myftinia e Gostovarit do ta promovojë librin “Përhapja e Islamit në Maqedoni – mënyra dhe shkaqet e përhapjes”, i autorit mr. Fehmi Ebibi.
Ndërsa ditën e shtunë (15. 04 2017), në ora 19.30, në Pallatin e Kulturës do të promovohet albumi me titull “Selam” i korit të Myftinisë së Gostivarit.
Manifestimi qendror tradicional “Mirë se erdhe o Resulull-llah” organizuar nga Myftinia e Gostivarit, do të mbahet në ditën e hënë, në ora 19.30, në Palestrën Sportive “Rinia”, në Gostivar.[maxgallery id=”5824″][:]

Comments are closed.