Më në fund dolën në shes, se pjellë e kujt ishin letrat anonime dhe kërcënuese që e shqetësonin Muftiun e Maqedonisë Lindore, H. Isa ef. Ismailin. Duke pasur parasysh se molla Ismaili është një nga hoxhallarët më në zë dhe një nga muftinjtë më të vjetër të Bashkësisë Fetare Islame, puçistët mbi tre muaj filluan të ushtrojnë trysni nëpërmjet letrave anonime kundër personit të parë që udhëheq Muftininë e Maqedonisë Lindore – Shtip.
Por, populli jo më kot thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Ajo e vërtetë doli dje, akoma pa u plasuar e tëra në opinion. Gjegjësisht, një farë Xhevxhet Zejnelov nga Shtipi si dhe Mesud Kopçalkov nga Radovishi i njohur si mysafiri që dha përkrahjen me të cilin filluan të mburen të “vetëshpallurit” që uzurpuan BFI-në bashkë me, dje kishin organizuar një konferencë për shtyp, duke i manipuluar dhe gënjyer disa xhematë kryesisht të nacionalitetit rom. Por sapo kishte filluar konferenca dhe Xhevxheti kishte filluar të lexojë letrën, xhemati që fillimisht u kishte qëndruar nga pas, me të kuptuar përmbajtjen e tekstit, kishte filluar të largohet nga ai. Kjo u kishte rënë në sy gazetarëve, të cilët na informuan, se personat që i rinin pas Xhexhetit dhe Mesudit, filluan një nga një të largohen duke i lënë thuajse vetëm ata dy në fund.
Por nga ana tjetër, në zyrën për informim të BFI-së, pa ndërprerë vazhdojnë të vijnë deklarata me shkrim të hoxhallarëve dhe xhemateve, të cilët e rikonfirmojnë mbështetjen ndaj muftiut të respektuar H. Isa Ismaili, ndërsa ai personalisht do të ngre aktpadi, me ç’rast këta njerëz që merren me shpifje dhe anonimitet, të përballen me pasojat e veprimeve te tyre.
Comments are closed.