Futboll dhe aksion ekologjik

pastrimi i medreseseMe rastin e vitit jubilar 30 VJET TË MEDRESESE “ISA BEU”

Futboll dhe aksion ekologjik

Gjatë kësaj jave, Medreseja Isa Beu në Shkup, do të gumëzhijë nga aktivitetet e ndryshme që do të ndërmerren me rastin e 30 vjetorit të kësaj vatre arsimore. Aktiviteteve në fjalë iu priu turniri në futboll të vogël si dhe pastrimi i hapësirës së Medresesë. Me këto aktivitete u përçua mesazhi “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë, trupi i shëndoshë në hapësirë të sigurtë ekologjike”. Bartëse e këtyre aktiviteteve janë nxënësit e shoqatës “Ikre” që funksionon në kuadër të SHMI “Isa Beu.

Ndeshja finale e këtij turniri u luajt nën patronatin e Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ndërsa fitues dolën nxënësit e klasës së III-a. Në vend të dytë u radhitën ata të klasës II-b, ndërsa vendi i tretë i takoi ekipit të nxënësve të klasës IV-b.

Pas përfundimit të ndeshjes u bë edhe ndarja e dhuratave dhe nga një mirënjohje për çdo fitues. Vendi i pare si shpërblim mori një trofe, si dhe një mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre në gara, dhuratën ua dhuroi kryetari i BFI-së, po ashtu edhe vendi i dytë si shpërblim mori një trofe të cilin ua dhuroi drejtori I Medresesë Isa Beu, ndërsa shpërblimi i vendit të tretë ishte në të holla dhe ndarjen e bëri prof. Sadrija Hasanovic. Më pastaj u bë shpërblimi për portierin më të mire si dhe lojtarin më të mirë ku shpërblimin ua dha dekani i Fakultetit të Shkencave Islame. Portier më i mire u shpall nxënësi Hixhret Bajrami, ndërsa si lojtar dhe golashënues më i mire u shpall nxënësi Rijad Kalisi.

Nën moton e nxjerrë nga hadithi i Pejgamberit a.s. “Toka për mua është krijuar si xhami dhe vend pastrimi”, nxënësit e SHMI “Isa Beu”, edhe këtë vit organizuan aksionin e pastrimit të hapësirës ku ata jetojnë dhe mësojnë për katër vjetë me radhë. Përkushtimi ndaj parimit të pastërtisë, e nxit njeriun për ruajtjen e natyrës dhe ambientit jetësor . Mu për këtë shkak, kjo Medreëse në mënyrë sistematike shpreh kujdesin për ambientin e brendshëm por edhe atë të jashtëm të Medresesë. Për gjithë këtë u përkujdes sektori i ekologjisë pran Medrese në bashkëpunim me shoqatën e nxënësve pranë kësaj shkolle.

me rastin e 30 vjetorit turnir

Comments are closed.