Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni

Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni

Nën organizimin e udhëheqësisë së organizatës Centre for Common Ground znj. Vilma Venkovska Milçe dhe z. Pajtim Saiti u realizua takim i përbashkët pune me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi, zëvendës komandantin e Sektorit për Punë të Brendshme-Shkup z. Sasho Inxhikovski, Kryetarin e Komunës Çair z. Visar Ganiu dhe z. Mustafa Dauti për të diskutuar rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në suaza të projektit për parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.

U shpreh gatishmëri e plotë në drejtim të veprimit të përbashkët dhe thellimit të interaksionit profesional për aplikimin e mekanizmave sa më efikase për të mbrojtur vlerat më të larta njerëzore të tolerancës e paqes e për të shmangur dhunën dhe përçarjen mes njerëzve.

Institucionet tona do të vazhdojnë me qasjen serioze dhe koordinimin në këtë drejtim në suaza të Ekipit të formuar për Veprim në Bashkësi.

Comments are closed.