Fuçia e zullumit

1233Gjithnjë e më shumë që po rritet zullumi mbi BFI-në po aq shumë po shtohen edhe përpjekjet dhe metodat e politikës zyrtare për ta bindur kreun e këtij Institucioni fetar që të gjunjëzohet dhe të hesht para kësaj nëpërkëmbje institucionale e shtetërore. Kryeministri Gruevski dhe tajfa e tij na paskan të drejtë për ta fyer e shkelur për nënshtrim e asgjësim BFI-në, ndërsa Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, duhet të pajtohet me këtë sjellje shovene e raciste dhe të hesht. Kjo heshtje duhet të shprehet sidomos përmers refuzimit të kontaktit me korin diplomatik si dhe me partitë e bllokut musliman në pushtet.

Ofensiva e kësaj përqasje shoveniste tashmë është shtrirë si në rrafshin medial ashtu edhe në atë diplomatik. Nikolla Gruevski me një buzëqeshje të ngrirë e cinike kërkon që ta vizitojë Bashkësinë Islame të Turqisë dhe ta takojë liderin e këtij Institucioni, ndërsa i ik takimit me përfaqësues të BFI-së, sidomos me liderin e muslimanëve të vendit, H. Sulejman ef. Rexhepin. Pse?

Pa dyshim që, pak nga turpi prej përmbledhjes së gënjeshtrave bajate, pak nga urrejtja patologjike dhe, më së shumti nga gjakimi për realizimin e strategjisë për ruajtjen e ekskluzivitetit ortodoks të Maqedonisë, kryeministri i vendit e injoron BFI-në. Madje në rastin konrket fjala injorim është tepër e butë karshi përpjekjevev të tij për ta shndërruar BFI-në në një kukull-maketë që do të shërbente si dekor në ndonjë kënd njësekondësh të spoteve të tij politike propagandistike.

Natyrisht që, nuk do t’i shkojë kungulli mbi ujë. Edhe jeta i ka kataraktet e veta sikur të një lumti të turbullt e të rrëmbyeshëm.

Kur BFI-ja ka funksionuar si institucion fetar Maqedonia nuk ka ekzistuar përveçse si nocion gjeografik. Ky është fakt, kjo është historia, ky është “dokument” tashmë i njohur për mbarë botën dhe, çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë realitet, veçsa të nxjerr një palaço, një kloun qesharak. Hiç më shumë! Ndaj dhe, personalitetet seriozë, me karakter e vizionar, siç është Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, nuk guxojnë që të pranojnë e të futen në klubin e klounve që merren me mashtrime optike e me akrobacione qesharake.

Ka filluar një fushatë idiotike mediale kundër Kryetarit të BFI-së, fushatë kjo e sponsorizuar nga politika zyrtare e shtetit. Kjo po bëhet përmes mediave që kontrollohen prej pushtetit aktual por edhe përmes mediave botërore të cilat “vihen në shërbim” nëse i paguan majmë! Mediat ndërkombëtare nuk mund të sanskionohen gjithëaq për trillimet eventuale sepse të tillat furnizohen me “ifnromacione” e të dhëna kryesisht nga “shërbimet gri” të pushtetit. Me këtë synohet edhe frikësimi i korit diplomatik për t’u takuar me një “lider të komprementuar” nga “faktet” për publikimin e të cilit jepen shuma të konsiderueshme parash, taksa nga xhepi i muslimanëve.

Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi nuk e ka ndërmend të padisë asnjë gazetar, asnjë redaksi, për çfarëdo insinuate e gënjeshtre që do të publikojnë, qoftë kjo edhe me cenimin e rëndë të personalitetit të tij. Fundja, kjo tashmë është dëshmuar, sepse, asnjë nga liderët e vendit, nuk ka përjetuar sulme të padrejta mediale më shumë seç ka përjetuar H. Sulejman ef. Rexhepi përgjatë këtyre viteve pluraliste dhe, natyrisht, asnjë prej liderëve të vendit nuk ka përjetuar kërkim faljesh për insinuata e shpifje më shumë se H. Sulejman ef. Rexhepi, madje para tij janë kërkuar falje me përulësinë e robit. Nuk i ka bërë përshtypje kjo as ateherë, nuk i bën përpshtypje as sot, sepse, e ka shumë të qartë që të gjitha këto sulme bëhen për ta thyer kurrizin e islamit në këta troje dhe jo për ta gjunjëzuar efendi Rexhepin.

Artikulimi i padrejtësive raciste të cilat kjo qeveri ia bën BFI-së nuk mund të heshtet përmes “Roleksit” i cili mund të kushtojë 35 mij euro por mund të kushtojë edhe 35 euro! Ç’të keqe paska nëse një hoxhë, nëse një teolog, nëse një prijës fetar islam mbanë në dorë orë të shtrenjtë? Apo racistët nuk mund të binden se edhe një hoxhë mund të jetë aristorkat e shkuar aristokratit! Sipas një ankete të një agjensie sllovene, vetëm nga Maqedonia janë

paraqitur 16 maqedonas të cilët në çdo moment do të paguanin nga 20 milion euro për një udhëtim disa ditëshe në Gjithësi! Këta matrapazë nuk mund të jetën objekt i ndonjë objektivi fotoaparatësh e as objekt analize, sepse të tillët janë “krenaria kombëtare maqedonase”! Paketimin e “fakteve” propagandistike e përmbyllin me fotografi të nipit i cili mbanë në dorë revole! Po nja 120 mij armë të shpërndara ndër maqedonasë gjatë konfliktit të 2001-shit e që nuk u kthyen kurrë, nuk janë armë me të cilat edhe mund të luajnë fëmijët dhe të rinjtë maqedonasë! Apo ato janë armë për t’u mbrojtur nga shqiptarët. Po pse nuk përfolet e vërteta! Shqiptrarët si popull i ndarë ndjenë nevojë për t’u paisur me armë që kur ndjenë tek u hasi thika në kockë. Strategjitë sllave për dëbimin, likuidimin dhe spastrimin e shqiptarëve tashmë janë të njohura botërisht. Hala nuk kanë përfunduar këto strategji e këto gjakime raciste. Ndaj dhe, arma, ndonëse gjithnjë e më pakë, edhe më tej ka ngelur si mjet obligativ familjar për mbrojtjen e pragut të derës, të nderit e të moralit. Kjo tashmë më tepër mund të shpjegohet si traditë e ngelur nga synimet raciste sllave, se sa si “synim djallëzor” shqiptar. Këtë e di tërë bota, me përjashtim të “eminencës gri” të pushtetit aktual maqedonas.

Comments are closed.