FSHI-ja me akademi solemne shënoi 20-të vjetorin e themelimit dhe fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017

FSHI-ja me akademi solemne shënoi 20-të vjetorin e themelimit dhe fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017
Nën organizim të dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, sot u mbajt akademi solemne për njëzetvjetorin e themelimit të Fakultetit dhe njëherit u bë hapja zyrtare e vitit të ri akademik 2016/2017.
Në këtë ceremoni solemne morrën pjesë shumë personalitete të shquara fetare, politike dhe akademike nga vendi dhe rajoni, ku vlen të theksohet prania e kreut më të lartë fetar në vend, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepit, Ministri i Arsimit dhe Shknecës, Mr. Pishtar Lutfiu, Pro-rektori i UT-së, Dr. Alifeta Selimi, dekanët dhe pro-dekanët e Fakulteteve Islame nga Prishtina dhe Sarajeva, kryetari i Kuvendit të BFI-së, drejtori i Medresesë Isa Beu, muftitë e Muftinive të BFI-së, afarist, profesor dhe shumë studentë të Fakultetit.
Fillimisht para të pranishmëve me fjalë rasti u drejtua dekani i FSHI-së, Doc. Dr. Faredin Ebibi, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falenderoi përzemërsisht për prezencën e tyre. Ai në mes tjerash theksoi rolin dhe kontributin e Bashkësisë Fetare Islame dhe kryetarit të atëhershëm, a njëherit edhe dekanit të parë të Fakultetit, Reisul Ulemasë h. Sulejman ef. Rexhepit në themelimin dhe funksionalizimin e Fakultetit. Po ashtu dekani shtoi se nga viti 2008 FSHI-ja është institucion i akredituar dhe më pas në vitin 2015 Fakulteti me vendim të përhershëm nga Agjencioni i Akreditimit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës morri akreditimin e përhershëm të programit studimor katër vjeçar Studime Islame.
Vetë prezenca e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës tregon faktin se Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, është institucion i akredituar dhe i vetmi institucion i arsimit të lartë Islam në Republikën e Maqedonisë. Po ashtu Ministri Mr. Pishtar Lutfiu, theksoi se bashkëpunimi i Ministrisë që ai drejton dhe Bashkësisë Islame së bashku me organet e saja është i shkëlqyer. Ai po ashtu potencoi se edhe këtë vit Ministria e Arsimit dhe Shkencës pjesërisht do të bëjë financimin e FSHI-së në vlerë prej 60.000 €.
Fjalimin kryesorë dhe njëherit hapjen e vitit të ri akademik 2016/2017 e kishte kryetari i Bashësisë Fetare Islame, Reisul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Fillimisht ai i përshëndeti të pranishmit dhe uroi dekanatin e Fakultetit së bashku me mësimdhënësit dhe studentët për njëzetvjetorin e themelimit, a njëherit edhe fillimin e vitit të ri akademik. Ju e dini se, ajetet e para kur’anore që i zbritën Pejgmaberit tonë, Muhamedit s.a.v.s. nuk ishin as urdhër për lutje, për falje e as për adhurim, por urdhër për dituri, shkencë, për iluminim të trurit. Allahu i Gjithëdishëm porosit: “Lexo me emrin e Zotit tënd,i cili Krijoi. E krijoi njeriun nga një droçkë gjaku. Lexo se Zoti yt është më Fisniku, Ai është i cili ia mësoi njeriut pendën, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (El-Alek 1-5), andaj të bekuar janë të gjithë ata intitucione që kanë detyrën e zbatimit të këtyre urdhërave të shenjta. Pra, e bekuar është dhe përjetë do të jetë edhe kjo vatër arsimore që na tuboi sot, tha kryetari h. Sulejman ef. Rexhepi.
Unë, bashkë me shumë shokë nga Maqedonia dhe Kosova, patëm rastin që të jemi ndër gjeneratat e para që masovikisht po shkolloheshin nëpër qendrat e ndryshme arabo-myslimane. Peripetitë tona po e kanalizonin edhe një dëshirë tjetër të flaktë: gjeneratat pas nesh të mos e provonin shkollimin e lartë jasht vendit të tyre e larg familjes. Kjo do të pengohej vetëm me këmbëngultësinë tonë deri në bindje të pushteteve të ndryshëm për hapjen e institucioneve tona përkatëse. Kësisoj, me ardhjen e sistemit demokratik, edhe ne, shqiptarët e Maqedonisë, shtruam kërkesën tonë demokratike dhe legjitime: duam skollim të lartë në gjuhën amtare, shtoi kryetari Rexhepi.
Ai po ashtu së bashku me dekanin e Fakultetit dhe Ministrin e Arsimit dhe Shkencës bënë shpërndarjen e disa indeksëve të studentëve të posaregjistruar.
Vlen të theksohet se ambientin e relaksoi profesori i FSHI-së, Doc. Dr. Abaz Jahja me një performim me nej.
Programi vazhdoi me dhënjën e dy mirënjohjeve për kryetarin e BFI-së, h. Sulejman ef. Rexhepi, njëherit themelues dhe ish-dekan i parë i FSHI-së. Mirënjoha e parë ishte nga organi themelues i FSHI-së, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame që në emër të Rijasetit ia dhuroi Muftiu i Muftinisë së Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi. Ndërsa mirënjohja e dytë ju dhurua nga dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi.
Po ashtu vlen të theksohet se për hirë të 20-të vjetorit të themelimit, kryetari Rexhepi bibliotekës së Fakultetit i dhuroi mbi 200 fjalor, edhe atë: shqip-maqedonisht, shqip-turqisht dhe shqip-arabisht.
Për në fund moderatori i programit, Mr. Argëtim Saliu i falenderoi përzemërsisht të gjithë të pranishmit që me prezencën e tyre e begatuan këtë solemnitet dhe njëherit uroi për një vit të mbarë dhe të suksesshëm akademik. Po ashtu të gjithë të pranishmit bënë një foto të përbashkët përkujtimore dhe u shoqëruan në koktej.
FSHI – Shkup
15 shtator 2016
fshi

fshi1

fshi2

fshi3

fshi4

fshi5

fshi6

fshi7

fshi8

fshi9

fshi10

fshi11

fshi12

Comments are closed.