FSHI, 15 vjet vatër arsimi dhe edukimi

“Falë vullnetit të mirë të strukturave udhëheqëse dhe investimeve të ndryshme të BFI-së, ka bërë që FSHI-ja e këtij viti të mos i ngjajë vitit të kaluar. Falë punës së palodhshme kolektive të të gjitha strukturave, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup është bërë atraksion i vërtetë i atyre që përcaktohen të vijojnë studimet në këtë institucion.
Dëshmi e gjallë e kësaj është interesimi i madh për t’u regjistruar në FSHI  si nga ata që vijnë nga medreseja e “Isa Beut” dhe paraleleve të shtrira të saj, edhe nga shkollat e mesme të drejtimeve të tjera si nga vendi,  njashtu edhe nga jashtë”, theksoi dekani i FSHI-së dr.Fahrudin Ebibi
fshi1
Nga Valbona ZUNÇE-PAJAZITI
Edukimi i popullatës muslimane dhe arsimimi i saj para se gjithash është obligim hyjnor. Ndërkohë,  është edhe obligim i cili buron nga akti më i lartë juridik i BFI-së. Nisur nga këto vlera,  Bashkësia Fetare Islame në vazhdimësi është angazhuar dhe përpiqej maksimalisht të themelonte një institucion për arsimim të lartë, me qëllim të arsimimit dhe edukimit të bijve dhe bijave të shoqërisë muslimane në vend. Mirëpo, burokracia e ish-sistemit ishte e atillë, e ngarkuar dhe e ndërlikuar deri në atë shkallë saqë për të ardhur deri te marrja e dokumentacionit të duhur,  ishte punë e lodhshme dhe e vështirë. Megjithatë, Bashkësia Islame e Republikës së Maqedonisë vendosi të themelojë Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, pasi që ishte përgatitur çdo gjë për themelimin e tij. Kështu që në vitin 1995 vihet guri themeltar i kësaj qendre të lartë edukative dhe arsimore. Ndërkaq, më 22.12.1997 FSHI do të fillojë me punë për herë të parë.
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, si një vatër e re e arsimit dhe e edukimit të lartë, ka bërë që me përkushtim t’u qaset trendeve të kohës dhe të pozicionohet në nivelin e njëjtë me institucionet simotra në vend, rajon e më gjerë.
Gjatë veprimtarisë pesëmbëdhjetëvjeçare, FSHI arriti të depërtojë dhe të bëhet i njohur për shumë universitete me renome botërore, siç është Universiteti i Vjenës, Universiteti i Stambollit, Universiteti i Sharikas (Emirateve të Bashkuara Arabe), Universiteti Internacional i Novi-Pazarit, Universiteti i Tetovës etj.  Kanë pasuar marrëveshje për bashkëpunim me pothuajse të gjitha fakultetet simotra të rajonit, siç është ai i Sarajevës, i Prishtinës dhe i Novi Pazarit.
Dekani i FSHI-së, dr.Fahrudin Ebibi, ka cilësuar lart rolin, punën dhe të arriturat e FSHI-së gjatë këtyre 15 vite të funksionimit.
fshi2
“Falë vullnetit të mirë të strukturave udhëheqëse dhe investimeve të ndryshme të BFI-së, ka bërë që FSHI e këtij viti të mos i ngjajë vitit të kaluar. Falë punës së palodhshme kolektive të të gjitha strukturave, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup është bërë atraksion i vërtetë i atyre që përcaktohen të vijojnë studimet në këtë institucion. Dëshmi e gjallë e kësaj është interesimi i madh për t’u regjistruar në FSHI si nga ata që vijnë nga medreseja “Isa Beu” dhe paralelet e shtrira të saj,edhe nga shkollat e mesme të drejtimeve të tjera si nga vendi,  njashtu edhe nga jashtë. Mjerisht, për shkak të kapacitetit të kufizuar, mbahet llogari për pranimin e numrit të caktuar të studentëve të rinj. Sidomos viteve të fundit është pranuar  numër rekord, gjë e cila tejkalon mundësitë dhe kapacitetin e FSHI-së”, theksoi dekani i FSHI-së, dr.Fahrudin Ebibi.
Si çdo institucion tjetër i kësaj natyre,  edhe FSHI si strategji ka qëllimet dhe synimet e veta, ndër to ngritjene vetëdijes intelektuale në lëmenj të ndryshëm të shkencave islame në nivel universitar; aftësimin dhe përgatitjen profesionale të kuadrove të reja për nevojat e Bashkësisë Fetare Islame si shoqëri dhe si institucion, por dhe më gjerë; thellimin dhe intensifikimin e hulumtimeve shkencore në fusha të ndryshme, veçanërisht në lëmi islame; aftësimin për të hulumtuar dhe studiuar literaturën nga gjuhët orientale etj.
Gjatë këtyre viteve në FSHI është punuar edhe në drejtime të tjera si: akreditimi i programit të ri, standardizimi i FSHI-së si në aspektin infrastrukturor,  njashtu edhe në atë normativ. Janë marrë një sërë aktivitetesh si bie fjala janë organizuar konferenca, tribuna dhe ligjërata të ndryshme. Në planin publicistik janë botuar revista, vepra, literaturë në formë broshurash etj.
Shikuar nga perspektiva gjeopolitike dhe ekonomike të periudhës së kaluar, përmes të cilave ka kaluar shoqëria. Mburret FSHI me suksesin që është arritur, por nuk është i kënaqur, ngase synon edhe më tepër nga ajo që është arritur.
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup që në fillimin e vet ka filluar dhe vazhdon të punojë me ekip kualitativ, elitë të stafit akademik. Të dëshmuar në karrierën e tyre profesionale, të dalluar si pedagog, ligjërues, autor veprash, punimesh shkencore, prezenca, përkatësisht paraqitja e tyre publike nëpër media si Brenda, njashtu dhe jashtë, pjesëmarrja e tyre nëpër konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare etj., janë vlera që e karakterizojnë aktualisht stafin akademik të këtij fakulteti.
Nga ana tjetër,  kuadri i diplomuar i këtij fakulteti, sukseset që kanë arritur në shumë sfera,  është bërë inkuadrimi i tyre nëpër sektorë të ndryshëm si në atë shtetëror, shoqëror, privat dhe organizma të tjerë, në ente edukative dhe arsimore të arsimit publik në vend, është motiv shtesë i dinamikës së punës së mëtejme të FSHI-së në periudhën që vjen.
Ky institucion shkencor gjatë këtyre viteve po konsolidon stafin akademik edhe me kuadro që kanë dalë nga vatra e këtij tempulli të shenjtë të dijes.
fshi3
“Vlen të theksohet gjithashtu se FSHI po i konsolidon radhët e veta, ngase ka filluar të pranojë kuadër në stafin akademik ish-studentët e gjeneratave të para. Pasi që kanë përfunduar ose janë në fazë të përfundimit të studimeve posdiplomike nëpër universitete të vendit,  tani kthehen për të shlyer “borxhin” ndaj shoqërisë që kishte investuar për ta.  Si rezultat i suksesit të FSHI-së,  nuk mund të mos llogaritet gjithashtu edhe kuadri tjetër, i prodhuar nga FSHI siç janë ato të gjinisë femërore, të kyçura në procesin e arsimit, si pedagoge dhe profesoresha në paralele të shtrira të medresesë “Isa Beu” në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Janë disa nga sukseset dhe dëshmitë e punës që ka arritur FSHI gjatë periudhës pesëmbëdhjetëvjeçare”, tha dr.Fahrudin Ebibi, dekan i FSH-së. FSHI disponon edhe me amfiteatër dhe kabinete moderne, të adaptuara për punë të stafit dhe të studentëve. Gjithashtu,  vlen të theksojmë se ka bibliotekë të pasur. Përgjegjësi i bibliotekës së Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Mevludin Aliu, thotë se biblioteka e FSHI-së në fondin e vet numëron 5.008 tituj,  me gjithsej 8.423 vëllime, kryesisht me përmbajtje islame në gjuhën arabe, turke dhe persishte.
fshi4
“Biblioteka e FSHI-së në fondin e vet numëron 5008 tituj me gjithsej 8423 vëllime, kryesisht me përmbajtje islame në gjuhën arabe, ndërsa një pjesë është në gjuhën turke dhe një numër më i vogël në gjuhën persishte, përfshi këtu edhe një numër të konsiderueshëm të fjalorëve në gjuhë të ndryshme”, shpehet Mevludin Aliu, përgjegjës i Bibliotekës së FSHI-së.Biblioteka e FSHI-së,  e cila disponon me hapësirë prej 150 m2, ka edhe mbi 2.000 tituj librash tjerë,  që janë nga lëmenjtëe sociologjisë, filozofisë, islamistikës etj.Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Islame në radhë të parë mbulon nevojat e studentëve dhe të personelit akademik të këtij Fakulteti.
fshi5
Fondi i librave që posedon kjo bibliotekë mbulon i këto fusha: Gjuhë dhe letërsi arabe si bazë e çdo drejtimi fetar, Tefsir dhe ulumul Kur’an, Hadith dhe ulumul Hadith, Akaid-Firek-Ahlak-Tesavuf, Filozofi etj.Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup (FSHI) është institucion i vetëm i lartë mësimor – shkencor dhe edukativo – arsimor islam. Kjo vatër e lartë arsimore merret me studime dhe hulumtime të ndryshme, veçanërisht në fushat që i përkasin Fesë Islame.
fshi6
Në bazë të vendimit të Këshillit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë,  në mbledhjen e mbajtur më 28.03.2008 është marrë vendimi që Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup prej vitit akademik 2008/2009 të veprojë si subjekt juridik. Gjatë 15 viteve të punës, në FSHI kanë diplomuar mbi 124 studentët që tani më punojnë dhe veprojnë nëpër institucione të ndryshme në vend e jashtë.

Comments are closed.