Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Frymë e re në bashkëpunimin me Gazetarët

(Shq. Мкд)
Frymë e re në bashkëpunimin me Gazetarët

Të martën, më 16.06.2020 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në frymën e ndryshimeve të reja në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizoi një takim ku me bakllava i priti me gazetarët e vendit, përfshi këtu televizionet nacionale dhe lokale, radio stacionet dhe agjencitë e portalet e ndryshme që verojnë në vendin tonë e më gjerë. Kryetari i BFI, në shoqërinë e myftinjve të Muftinive të BFI, u dëshiroi mirëseardhje gazetarëve dhe u premtoi se BFI gjithmonë do të jetë një Institucion transparent si para mediumeve ashtu edhe para besimtarëve, duke kthyer një faqe të re të historisë së komunikimit të institucionit fetar me pushtetin e katërt, pra mediumet.
Duke respektuar të gjitha masat për mbrojtje nga Kovid 19, fillimisht bëri një deklaratë për vizionin mbi parimet me të cilit BFI do të funksionojë në të ardhmen me mediumet, ndërsa më pas, në sallën e konferencave të BFI, u shtrua edhe bakllavë dhe u bë prezantimi i stafit të BFI si dhe gazetarëve të cilët mbulojnë çështjet fetarë nëpër mediumet e vendit.
Në vazhdim ju japim të plotë deklaratën e Kryetarit të BFI, u.d. Raisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai që e bëri para mediumeve:
:”Të nderuar përfaqësues të medieve.
Këtë takim tonin nuk e konsideroj si një formalitet që duhet plotësuar sa për sy e faqe. Përkundrazi,BFI e vlerëson lartë rolin e medieve në shoqëri dhe ka konsideratë për kontributin që ato e japin kur është në pyetje debati publik lidhur me çështjet që e interesojnë njeriun tonë.
Në këtë drejtim, institucioni ynë ka obligim fetar, moral e ligjor të respektojë rregullat e transparencës dhe në çdo çast e në çdo rast t’ju ofrojë Informata burimore përfaqësuesve të medieve me qëllimin e vetëm që ato të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre në mënyrë sa më të drejtë dhe më të pavarur.
Duke u zotuar për transparencë të plotë të BFI ndaj medieve dhe opinionit, unë dëshiroj të theksoj se ky institucion gjithmonë ka pasur dhe do vazhdojë të ketë qëndrim të njëjtë ndaj të gjitha medieve, qofshin ato të vendit ose nga jashtë.
Gjithashtu, duke qenë të vetëdijshëm se ne të gjithë po jetojmë në një bashkësi multikulturore e multietnike të cilën e konsiderojmë si dhuratë nga Zoti e jo mangësi, në emër të BFI në RMV po ju garantoj se për ne çdo medium dhe çdo gazetar ka peshë dhe vlerë të njëjtë përderisa i përmbahen rregullave të informimit të drejtë dhe respektojnë kodin e gazetarisë. Për ne nuk ka prioritet gjuha në të cilën informon gazetari e as përkatësia e tij kombëtare e fetare.
Në këto kohë të eksplodimit të informacioneve që po përhapen me shpejtësi marramendëse dhe kur të gjithë ne po e përjetojmë nga afër revolucionin informativ,po fuqizohet ai rregulli i vjetër se forcën dhe fuqinë e kanë ata qëi posedojnë informatat. Ne do bëhemi krah i juaj me informacionet që kemi e që asnjëherë nuk do i fshehim nga ju sepse duam të jemi transparentë nda qytetarëve, ndaj opinionit, ndaj besimtarëve tanë që janë fuqia jonë shtytëse.
Por, ne transparencën nuk e konsiderojmë vetëm si fjalë boshe me të cilat duhet plotësuar faqet e internetit e të gazetave, edicionet e lajmeve dhe artikujt gazetaresk. Ne transparencën e kuptojmë si njoftim të opinionit me të vërtetën për punën dhe veprimtarinë tonë dhe parakusht për këtë është që ne të jemi të sinqertë me vetveten e të ballafaqohemi me të vërtetën çfarë do qoftë ajo.
Ne dëshirojmë të kemi miq e të reflektojmë miqësi, ne dëshirojmë edhe miqësi me ju gazetarët por gjithnjë duke e ruajtur raportin e korrektësisë. Ne dëshirojmë ti drejtohemi opinionit duke i prezantuar sukseset tona por edhe duke i pranuar dështimet eventuale dhe duke shpjeguar sinqerisht shkaqet e vërteta të tyre, dëshirojmë të ngremë zërin ndaj ndonjë padrejtësie, ndaj ndonjë fenomeni negativ dhe ndaj ndonjë procesi për të cilin mendojmë se dëmton jetën tonë në përgjithësi. Kështu e kuptojmë ne transparencën dhe kështu do veprojmë.
Të nderuar gazetarë,
Ju jeni partnerët tanë në përhapjen e të vërtetës dhe ne jemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me ju lidhur me çështje të cilat kanë bazë serioze dhe nuk janë prodhim thashë thënash, nuk janë trillime.
Ja ku jemi, do jeni të mirëseardhur e të mirëpritur në këtë shtëpi që me të gjitha organet e veta do të përpiqet t’ju ofrojë fakte, të vërteta, informacione të qëndrueshme.
Zoti qoftë me të gjithë ne!”

Нов дух во соработката со новинарите

Во вторник, 16.06.2020 година, Претседателот на Исламската Верска Заедница, в.д. Реисул Улема Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи, во духот на новите измени во Исламската Верска Заедница на Република Северна Македонија, организираше средба на кој ги дочека новинарите на земјата со баклава, каде беа вклучени новинари на национални и локални телевизии, радиостаници и разни агенции на вести и веб портали.
Претседателот на ИВЗ, во друштво на муфтиите на на ИВЗ, ги поздрави новинарите и вети дека ИВЗ секогаш ќе биде транспарентна институција и пред медиумите и пред верниците, отварајќи нова страница во историјата на комуникација на верската заедница со претставниците на четвртата власт, имено медиумите.
Почитувајќи ги сите мерки за заштита од Ковид 19, во неговата изјава он збориваше за визијата и за принципите со кои ИВЗ ќе функционира во иднина со медиумите, а потоа, во конференциската сала на ИВЗ, се частеше баклава и це продолжи со презентација на персоналот на ИВЗ, како и на новинарите кои покриваат религиозни прашања во медиумите во земјата.
Во продолжение, ви ја даваме целосната изјава на Претседателот на ИВЗ, в.д. Реисул Улема Х. Хфз. Шаќир еф. Фетаи, пред медиумите:
Почитувани претставници на медиумите,
Оваа наша средба не ја сметам како формалност што треба да се исполни поради куртоазија.Напротив, ИВЗ во РСМ ја цени искрено улогата на медиумите во општеството и ја изразува својата почит во оваа прилика за придонесот што медиумите го даваат кога е во прашање информирањето и јавната дебата во врска со сето тоа што го интересира овдешниот човек.
Во тој правец, нашата институција чувствува верска, морална и законска должност да ги почитува правилата на транспарентност и во секој момент и секоја прилика да им овозможи изворни информации на претставниците на медиумите со единствена целти е да си ги извршуваат своите задачи и должности на што поправилен и независен начин.
Залагајќи се за полна транспарентност на ИВЗ кон медиумите и јавноста воопшто,јас сакам да подвлечам дека оваа институција секогаш имала и ќе има подеднаков став кон сите медиуми,било да се домашни или странски.
Исто така, свесни дека сите ние живееме во едно мултикултурно,мултиетничко и мултиконфесионално општество кое што го сметаме како дар од Бога а не недостаток,во името на ИВЗ во РСМ гарантирам дека за нас секој медиум и секој новинар имаат подеднаква вредност се додека се придржуваат на правилата на информирањето и го почитуваат новинарскиот кодекс. За нас нема приоритет било кој јазик на кој што информира новинарот ниту пак неговата национална и верска припадност.
Во овие времиња на вистинска експлозија на информации кои што се шират со невидена брзина и сите ние од близу ја доживуваме оваа информацијска револуција, се повеќе се кристализира старото правило дека тие што ја имаат информацијата, ја имаат и моќта. Ние ќе бидеме ваши подржувачи со нашите информации што никогаш нема да ги криеме од вас бидејќи сакаме да бидеме транспарентни кон граѓаните, кон јавноста и кон нашите верници кои што се нашата двигателна сила
Но, ние транспарентноста не ја сметаме како празни зборови со кои треба да се исполнат телеевизијските и радијските вести, интернетските и новинските страници. Ние транспарентноста ја доживуваме као запознавање на јавноста со вистината за нашето работење и делување, а предуслов за тоа ја сметаме искреноста кон самите себе и соочувањето со вистината било каква да е таа.
Ние поскауваме да имаме пријатели и да развиваме пријателства, ние посакуваме пријателства и со вас новинарите но секогаш внимавајќи на коректноста на нашите односи. Ние сакаме да и се обраќаме на јавноста презентирајќи ги нашите успеси но и признавајќи ги нашите евентуални грешки и објаснувајќи ги искрено нивните вистински причини.Ние исто така сакаме да се чуе нашиот глас во врска со некоја неправедност, негативен феномен или процес за кој што мислиме дека му наштетува на нашиот живот во целост.Така ја сваќаме и така ја доживуваме ние транспарентноста и така ќе постапуваме.
Почитувани новинари,
Вие сте нашите партнери во ширењето на вистината и ние сме секогаш спремни да соработуваме со вас во врска со работи што имаат сериозна основа и не се производ на празни муабети, што не се измислици.
Тука сме,а сите вие ќе бидете добредојдени во оваа институција што со сите свои органи ќе се потруди да ви пружи и да ви укаже на факти, ќе ви помогне да ја дознаете вистината, да имате цврсти и сигурни информации.
Аллах џ.ш. нека биде со сите нас!

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni