Frankfurt: Një “bahçe islame me trëndafila

Frankfurt: Një “bahçe islame me trëndafila

Më 22 shtator, 2019, në Qendrën Kulturore Islame në Frankfurt am Main, Gjermani, është përkujtuar 40-vjetori i themelimit të QKI-së dhe 30-vjetori i veprimtarisë së imamit Ahmet ef. Kajoshaj. Në këtë manifestim, si përfaqësues i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka marrë pjesë dr. Selver Xhemaili, drejtor i Sektorit për Diasporë në kuadër të BFI të RMV-së.
“Te kjo xhami edhe te shumë të tjera në diasporë po shohim bahçe me trëndafila të ngjyrave, gjuhëve dhe kulturave të ndryshme, por që kanë një ideal, një besim/iman, një Kuran, një Kible dhe kështu po përjetojnë një harmoni të këndshme dhe Allahu i përforcoftë në këtë drejtim. Uroj që këto iniciativa madhështore të besimtarëve myslimanë shqiptarë dhe boshnjakë, të cilët kudo që janë në diasporë janë duke treguar një vetëdije të lartë fetare, të kurorëzohen edhe me vepra konkrete, gjithnjë në të mirë të të gjithë myslimanëve kudo që janë” – ka theksuar veç tjerash dr. Selver Xhemaili, drejtor i Sektorit për Diasporë në kuadër të BFI të RMV.
Në shënimin e këtyre dy përvjetorëve të rëndësishëm në Frankfurt kanë marrë pjesë dijetarë të njohur nga Sarajeva, Prishtina, Novi-Pazari, Shkupi, Tirana dhe vendet tjera të mjedisit islam.

Comments are closed.