Me rastin e njëvjetorit të themelimit, Shoqëria Kulturo Artistike “SHQIPONJA” nga Saraji i Shkupit, organizoi një program kulturo-artistike në të cilën prezantuan shumë artdashës, njerëz të kulturës dhe personalitete të rëndësihme të jetës politike dhe fetare. Në mesin e tyre prezantoi edhe Reisul Ulema i BFI-së , H. Sulejman ef. Rexhepi.
Për punën njëvjeçare, për të arriturat dher sukseset e kësaj Shoqëire foli kryetari i saj, Fevzi Ebipi, i cili, veç tjerash, falënderoi të rinjtë të cilët me një entuziazëm të pashoq kontribuojnë pa rezervë për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave folklorike kombëtare të rrethit dhe më gjërë. Ai vuri në spikamë edhe problemet finansiare me të cilat ndeshet kjo Shoqëri në misionin e vet kaq të rëndësishëm.
Nndërkaq, në fjalën e vet përshëndetëse, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, duke i përuruar për punën e palodhshme të stafit udhëheqës si dhe të të gjithë anëtarëve të Shoqërisë “Shqiponja”, foli edhe mbi rolin e folklorit në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. “Një popull pa vlera folklorike, është popull fantazmë, popull pa shpirt. Folklori është një nga komponentet kyçe të identitetit kombëtar. Aktivitetet folklorike duhet të përkrahen pa rezervë dhe prej të gjithë atyre që kanë mundësi. Madje, do të thosha, nëse e do nevoja le të hamë edhe bukë e kripë dhe lekun e fundit ta ndajmë për të tilla aktivitete. Sepse, këto aktivitete, do të na ngelin trashëgimi kulturore dhe me këtë e nderojmë veten, e nderojmë tërë kombin”, ka theksuar efendi Rexhepi. Me këtë rast, kryetari i SHKA-së “Shqiponja”, Reisul Ulemanë e BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepin e nderoi me Mirënjohje në shenjë respekti për përkujdesin dhe kontributin e tij të dhënë në drejtim të ruajtjes dhe të kultivimit të vlerave që i përkasin trashëgimisë sonë kulturore.
Comments are closed.