FJALIMI I REISUL ULEMASË NË SESION SHKENCOR: MËSIMBESIMI NËPËR MEKTEBE DHE SFIDAT BASHKËKOHORE

FJALIMI I REISUL ULEMASË NË SESION SHKENCOR: MËSIMBESIMI NËPËR MEKTEBE DHE SFIDAT BASHKËKOHORE
Të enjten më 18 Nëntor 2021, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ambientet e Rijasetit të BFI në Shkup, mbajti sesionin shkencor me temë: “Mësimbesimi nëpër mektebe dhe sfidat bashkëkohore”. Në vazhdim është fjala përshëndetëse e Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përfshi edhe ajetet Kuranore.
وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ ۖ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im,
mos i shoqëro All-llahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe!” Kaptina Lukman 13
يَا بُنَيَّ أَقِمِ الصَّلَاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنكَرِ وَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا أَصَابَكَ ۖ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ
O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve. Kaptina Lukman 17
وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ
Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se All-llahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburacakët! Kaptina Lukman 18
***
Procesi edukativ islam është baza e formimit të shëndoshë të individit, të familjes dhe shoqërisë së shëndoshë.
Marrë parasyshë se në kohën në të cilën jetojmë mbi supet tona qëndron emaneti hyjnor – prezentimi i islamit në ardhmëri. Është koncept i shenjtë se nuk ka ardhmêri të shëndoshë, pa edukim të pastër dhe të shëndoshë.
Andaj, përgatitja e gjeneratave të reja për të qenë të aftë të bartin këtë e manet është përgjegjësi institucionale e Bashkësisë Fetare Islame e RMV, konkretisht e jona si bartës të rrjedhave institucionale.
Detyra e përgatitjes së gjeneratave të reja, patjetër të kalojë nëpërmes një periudhe kohore që quhet procesi i mësimbesimit islam.
Andaj, jemi këtu që këtij procesi t’i qasemi me një analizë të thellë me qëllim që ta perceptojmë atë në kohë dhe hapsirë për të hapur rrugëtimin e shëndoshë duke përcaktuar kriteret e një sistemi të bazuar në koncept të pastër Islam, me metodologji dhe strategji mirë të formuluar për t’u ballafaquar me kërkesat e reja të kohës si dhe me sfidat e kohës moderne, sfida këto që rrezikojnë formimin e edukimit të pastër islam të gjeneratave të reja.
Andaj, sesioni shkencor me temën “Mësim besimi islam dhe sfidat e kohës bashkëkohore” do jetë një rast i veçantë për t’iu qasur seriozisht këtij procesi.
Më lejoni që përzemërsisht të uroj dhe t’i jap përkrahje këtij tubimimi shkencor me deshirë për një diskutim serioz dhe të dobishëm. Uroj panelistët për detyrën që morren mbi supet e tyre për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen e vlerave të këtij fenomeni islam.
Zoti ju bekoftë.

Comments are closed.