Fjala permbyllese

Simpoziumi: “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”
Fjala përmbyllëse e Kryetarit të Këshillit Organizativ H. Afrim ef.Tahiri
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
I nderuari Kryetar i BFI-së Reis ul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi
I nderuari Dekan i FSHI-së Dr. Faredin Ebibi
I nderuari Drejtor i SHMI Medreseja Isa Beu
Të nderuar muftinjë
Të nderuar akademikë dhe studiues
Të nderuar të pranishëm
img_3122
Më lejoni që në emër të Këshillit Organizativ të konstatoj një përfundim të suksesshëm të këtij Simpoziumi Shkencor në temë: Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare, organizuar me rastin e 100 vjetorit të pavaresisë.
Për mes temave të prezentuara, zbardhjes së fakteve historike, përkujtimit të disa figurave historike, mbajmë bindjen që është ndriçuar një pjesë e historisë së lëvizjeve tona për liri e pavarësi, për ndërtimin e identitetit kombëtar, për fe e vatan.
Ne sot duke diskutuar për figura të shquara fetare dhe kombëtare, duke folur për periudha të rënda të popullit, për qëndrime shumë të fuqishme të ulemave, ia arritëm që sado-kudo të përjetojmë vështirësitë e paraardhësve tanë, ne bashk kuvenduam me paraardhësit dhe mësuam nga përvojat e tyre.
Tënderuar të pranishëm
img_3125
Në emër të KO të këtij Simpoziumi, në emër të BFI-së dhe kryetarit të saj h.Sulejman ef. Rexhepi ju ftojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm për të nxjerrë nga pluhuri i harresës edhe i personaliteteve të tjera që kanë dhënë kontribut për gjuhën, fenë, kombin, vatanin, shtetin. Nga ju dhe studjues të tjerë të rijnë, kërkojmë të vazhdoni me shkrime në  këtë drejtim, shkrimet e juaja do të botohen në Revistën tonë Hëna e Re e cila pa nderprerje po botohet që nga viti 1987, kurse temat që ju sot i prezentuat këtu, ne shpresojmë se në një afat sa më të shkurtër do ti botojmë në një përmbledhje të veçantë.
Gjithashtu kam nderin që prej sot t’u njoftojmë se me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, pra në vitin 2022, BFI obligohet që në të njejtën temë të mban edhe një simpozium, prandaj, ju dhe studjues të tjerë, do të keni rastin që përmes dokumenteve dhe fakteve të reja të plotësoni temat e juaja dhe të ndriçojmë edhe figura të tjera fetare dhe kombëtare.
Krejt në fund, për kontributin që kanë dhënë ulematë, lusim Allahun Fuqiplotë t’i shpërblejë, kurse për kontributin që ju e dhatë sot, u ndihmoftë në punë të mëtutjeshme.
Në emër të KO dhe BFI-së ju falënderit dhe urime 100 vjetorin e pavarësisë.
Shkup, 17.11.2012
Afrim Tahiri
Kryetar i Këshillit

Comments are closed.