Fjala e Reis ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi

DSC_0165
بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Falënderimi i plotë i takon Allahut Fuqiplotë, shpërblimi i fundit u takon atyre që e besojnë Allahun dhe i frigohen vetëm Atij, ndërsa hidhërimi, sanksionimi dhe armiqësia e Zotit i takon katëgorisë së quajtur mizorë apo zullumqarë.
Përshëndetjet tona, a njëherit lutjet tona shpirtërore me rastin e kësaj dite ia përcjellim në shenjë respekti shpirtit të dërguarit tonë Muhamedit a.s, atje ku pushon.
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ  
” E Ne të dërguam ty( Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.”( Suretul Enbija:107)
وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُّنِيرًا
“Thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut, me urdhrin e Tij dhe si pishtar e ndriçues” (El Ahzab:46).
Mysafirë të nderuar, zonja e zotërinjë,
Es-selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Më prezentoi kënaqësi e veçantë kur ne sonte jemi s’bashku këtu në kryeqendrën e Pollogut të Epërm këtu në Gostivar duke e shënuar ditëlindjen e Pejgamberit tonë të dashur. Shfrytëzoj rastin që në emër të BFI dhe në emrin tim personal duke filluar nga besimtarët musliman të këtij regjioni dhe të R.Maqedonisë, por edhe përtej kufijve politik e gjeografik, të gjithë muslimanëve kudo që gjinden t’iu uroj ditëlindjen e Muhamedit a.s, që njëherit bota e kohës sonë dhe historia e njerëzimit e llogarit një ndër personalitetet më të shquara në botë duke ia dhënë vendin nr.1
Vëllezër e motra këtu përmes këtij manifestimi shënojmë ditëlindjen më të veçantë të figurës më të shquar të njerëzimit, personalitetin që u lind për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë konceptet që kanë të bëjnë me individin, familjen, shoqërin, kulturat dhe civilizimet. Mevludi gjegjësisht lindja e Muhamedit a.s paraqet, motra e vëllezër, pikënisjen e zhvillimit të frymës së re për një jetë me perspektive, mbi të gjitha për të rifreskuar dritën e fuqishme të Allahut mbi krijesat e Tij që dërgonte kohë pas kohe kur njeriu i nënçmonte vlerat.
Nëse dëshironi të njiheni me thellësinë e dritës, karakterin e fuqishëm, me besnikërinë ju duhet të përqëndroheni në figurën e pastër, Muhamedin a.s.
Për të kuptuar më esencialisht personalitetin e tij, duhet që të shfletojmë jetëshkrimin e Muhamedit a.s, e cila do të thotë shfletim i pjesës më të çmuar dhe më të rëndësishme të shoqëris tonë në veçanti dhe i gjithë njerëzimit në përgjithësi ngase jeta, vepra dhe besnikëria e tij ishte udhëzim për breza të njëpasnjëshëm të njerëzimit. Biografia e Muhamedit a.s është mjaft e pasur për të cilën na flet fillimisht Allahu në Kuran rreth asaj që përjetoi gjatë periudhës së thirrjes dhe më pastaj me ngritjen e shtetit islam. E gjithë ajo veprimtari e bujshme po mahnit edhe sot e kësaj dite shkenctarë, mendimtarë, filozofë, ideologë e lider botëror, andaj e gjithë kjo na bënë që neve të na shton dashurinë ndaj Muhamedit a.s.
Jeta e tij e pastër shërben si model për shkenctarët islam që të nxjerrin dispozita e ligje që kanë të bëjnë me fenë, institucionalizimin e vlerave shoqërore, shkencën, shtetit, ndërtimin e marrdhënieve ndërfetare e ndërkulturore, e gjithë kjo është mbështetur në fjalën Hyjnore të Allahut xh.sh: “ Ai ( Muhamedi) nuk flet nga mendja dhe dëshirat e tija, por gjithçka që flet është pjesë e shpalljes së Allahut Fuqiplotë.”    ( Suretun- Nexhm: 3)
Të nderuar vëllezër e motra!
Atë që mësuam nga jeta e pejgamberit, Muhamedit a.s është pasuria më e vyer dhe më e çmuar e historisë islame dhe asaj njerëzore, mbi të gjitha ne krijojmë ide, themelojmë qëndrime se si zbatohet Islami, se si ndërtohen vlerat shoqërore islame dhe si duhet të funksionon ligji islam, andaj për të gjithë ne shteti Islam që udhëhiqte Muhamedi a.s gjithnjë mbetet në kujtesat tona, ku përmes krijimit të një vizioni mbifisnor e mbihistorik dëshmoi se është e mundur të lidhet pushteti i gjithëmbarshëm politik me hyjnoren.
Edhe pjestari më i vogël i shoqërisë islame duhet të frymëzohet nga esenca e porosive që Muhamedi a.s ia ka lënë në trashëgim mbarë njerëzimit duke dëshmuar se Islami është fe e konkurrencës, tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit mes njerëzve pa marrë parasysh dallimet fetare, kombëtare, kulturore dhe qytetëruese. Kur e përkujtojmë Muhamedin a.s. ne duhet të përkujtojmë madhështinë e veprave të tij, duhet të përpiqemi të manifestojmë vlerat e shpirtit të tij, diturinë dhe dashurinë me të cilën ai rrezatonte gjithandej. Besnikëria, përkushtimi i sinqertë, dhe autoriteti i tij ( Muhamedit a.s) kanë bërë që të mbetet përjetësisht i gjallë në mendjen, zemrën dhe shpirtin tonë!
Të nderuar të pranishëm Zoti ju bekoftë dhe Allahu ju shpërbleftë, Urime datën historike 12 Rebiul Evvel 571
Ves-selamu alejkum verahmetullahi ve berekatuhu!
Ju falënderit!
15.02.2011, Gostivar

Comments are closed.