Fituesi i garave përmendësh të dyzet Haditheve të Imam Neveviut vizitoi Reisin

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 05.05.2021, në selinë e Rijasetit të BFI e mirëpriti nxënësin e Medresesë Alaudin nga fshati Ramanli i Kumanovës për shkak të rezultatit të tij mjaft premtues në garat e Medresesë në Prishtinë.

Gjegjësisht Reisi e priti me mjaft dëshirë Ubejd Ismet Ademin nga fshati Ramanli i Kumanovës, nxënës në Medresenë Alaudin në Prishtinë, i cili zuri vendin e parë në garat përmendësh të Dyzet Haditheve të Imam Neveviut të mbajtura në Medresenë Alaudin, në nivel të Medreseve në Republikën e Kosovës. Për këtë arsye Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u uroi dhe i dëshiroi suksese në të ardhmen si dhe i dhuroi një mirënjohje në emrin e Tij personal dhe në emër të Bashkësiësë Fetare Islame në RMV.

Comments are closed.