Festa e Fitër Bajramit është festa madhështore që kremton bota Islame me përfundimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit gjegjësisht shpërblim për kontributin e dhënë nga besimtarët mysliman për një muaj të plotë.
Fitër Bajrami është njëra nga dy festat që ka shoqëria islame, në mesin tonë manifestimi i saj në mënyrë tradicionale fillon nga falja e namazit të Bajramit në xhami qëndrore të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame.
Këtë vitë Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në R.M manifestimin qëndror me rastin e festës së Fitër Bajramit në xhaminë e Mustafa Pashës e cila është e pozicionuar në Kala të Shkupit.
Në këtë manifestim ishte prezent Kryetari i BFI, Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI, h. Afrim ef. Tahiri, gjithashtu pjesëmarrës ishin anëtarë të Riasetit, Mufti dhe përfaqësues të Muftinive, udhëheqës së institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së.
Pas faljes së namazit të Sabahut nga ana e Muftiut të Gostivarit, Shaqir ef. Fetahut, Abaz Islami si udhëheqës i programit bëri hyrjen e manifestimit duke iu dëshiraur pjesëmarje të gjithëve në xhami si dhe telespektatorëve që ndiqnin drejtpërdrejtë manifestimin në Kanalin e Dytë të Televizionit të Maqedonisë- Shkup.
Pas prezentimit të programit në fjalë, u kënduan disa ilahi tani më për opinionin e gjërë të njohur, nga një pjesë e korit të Bashkësisë Fetare Islame të udhëhequr nga drejtori i sektorit për kulturë pranë Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Dr. Abaz Jahja.
Pas këtij prezentimi të mrrekullueshëm të korit të BFI, prezentuesi i programit Abaz Islami në pika të shkurtëra sqaroi mënyrën e faljes së Kurban Bajramit.
Imam për faljen e namazit të Bajramit ishte ekselenca e tij, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, hutben e Bajramit në gjuhën Shqipe, Maqedone dhe atë Turke e mbajtën nxënësit e Medresesë së Isa Beut- Shkup, ndërsa duanë e namazit e bëri myftiu I Myftinisë së Tetovës, Alifikri ef. Esati.
Pritjet me rastin e festës së Fitër Bajramit
Si zakonisht në ditën e parë të Bajramit organizohen pritje në selinë e BFI-së, e cila edhe kësaj radhe u frekuentua nga autoritete të larta shtetërore, lider të partive politike, amasador, nënpunësa fetar dhe institucional, qytetarë, etj. Resiul-Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me rastin e Fitër Bajramit në BFI priti Ambasadorin e R. së Kosovës, z. Skender Durmishi, përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim, Abdulaqim Ademi dhe Musa Xhaferi, drejtoresha e Komisionit për Çështje Fetare, përfaqësues të KOM, Shef i misionit i OSBE në Shkup, z. Ralf Berth, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, etj.
Telegram urimet për festën e Fitër Bajramit
Për Reis ul Ulemanë e BFI, edhe kësaj rradhe nuk munguan kartolina dhe telegram urimet me rastin e Festës së Fitër Bajramit të arritur nga Kryetari i shtetit, D-r George Ivanov, Kryeministri, z. Nikolla Gruevski, lider të partive politike, ambasador, prefekt të komunave, drejtor dhe udhëheqës të institucioneve të ndryshme shtetërore, lider të bashkësive fetare islame të Ballkanit etj.
Comments are closed.