Fitër Bajrami 2020

Fitër Bajrami 2020

Sot, 24 maj 2020, Myftinia e Shkupit organizoi programin e Faljes së Namazit të Bajramit në xhaminë Mustafa Pashë, në Çarshi të Vjetër, xhaminë më të njohur dhe njëherit ndër më të vjetrat në qytetin e Shkupit.

Që në orët e para të mëngjesit, akoma pa lindur dielli, besimtarët muslimanë, të udhëhequr nga delegacioni i lartë i BFI – së, me në krye Kryetarin e BFI Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, erdhën na Xhaminë Mustafa Pasha ku gjatë asaj kohe këndoheshin Mukabele, nga muzini i xhamisë Furkan Jahja.

Pas leximit të Kuranit, moderatori Rexhep ef.Imeri, përshëndeti të pranishmit në këtë program të Namazit të Bajramit dhe bëri prezantimin e të pranishmëve në këtë program.

Në orën 5:40 moderatori i këtij manifestimi bëri shpjegimin e faljes të namazit të Bajramit, e më pas, u bë dhe falja e namazit të Bajramit ku priu z. Murat ef Allkan Atashe për çështje fetare pranë Ambasadës turke.
Më pas, Hutben e Bajramit e lexoi Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili, ku përcolli mesazhin e Bajramit, me pas duanë e Namazit të Bajramit e bëri dekani i FSHI – së Shaban ef.Sulejmani

Vlen të theksohet se në këtë manifestim të pranishëm ishin; Dekani i FSHI prof.Dr. Shaban ef.Sulejmani, profesorë, edukatorë, studentë e nxënës, intelektualë dhe besimtarë të Shkupit, për të cilët edhe një xhami kaq e madhe në vend, dukej shumë e vogël nga prania e madhe e xhematlinjve që kishin ardhur për të falur namazin e Bajramit.

Ky manifestim u ndoq nga shumë mediume të vendit, ndërsa u transmetua drejtpërdrejt nga TVM2.

Pas përfundimit të manifestimit, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dha një deklaratë për mediume, me ç’rast të gjithë besimtarëve Muslimanë ua uroi Festën e Madhe të Fitër Bajramit.
Krahas mesazhit, ai i porositi besimtarët muslimanë që të jenë prej atyre që sakrifikojnë në rrugën e Allahut, të ndihmojnë njëri-tjetrin, sidomos të varfrit, si dhe të jenë më afër njëri-tjetrit.

Comments are closed.