Filluan punimet në xhamin Hajdar Kadi- Manastir

Untitled-123Më 18 mars 2013, Myftiu i Manastirit, Pllum ef. Veliu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ekipin realizues të projektit për xhaminë Hajdar Kadi filluan punimeve që kanë të bëjnë me projektin për restaurimin e këtij objekti fetar islam. Pas angazhimeve të mëdha dhe kontributit të institucionit të BFI-së gjegjësisht të Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe myftiut të Manastirit, Pllum ef. Veliu filluan punimet rreth kësaj xhamie që ka një histori dhe vlerë të madhe kulturo-fetare. Ivestitor për restaurimin e kësaj xhamie është Drejtoria Gjenerale e Vakëfeve të Republikës të Turqisë ( DGJV), të cilët pranuan të jenë restaurues të xhamis pasi që muaj më pare gjegjësisht më 05.12.2012 ishte firmosur një protokol gjeneral për bashkëpunim mes DGJV të Turqisë nënshkruar nga zëvëndës drejtori gjeneral z. Ali Hyrata dhe Qendrës Nacionale për Konservim të Republikës të Maqedonisë ( QNK) nënshkruar nga drejtori z. Memet Selmani. Me restaurimin e kësaj xhamie myftinia e Manastirit po ringjallë edhe një xhami me peshë për myslimanët e vendit.

Xhamija Hajdar Kadi e Manastirit është një objekt reprezentativ që i takon kulturës të arkitekturës Osmano-Islame nga shekulli gjashtëmbëdhjet, dhe i takon stilit të Xhamive të mimar Sinanit, është njëra nga 72 xhamitë e asaj kohe, por është edhe njëra nga më impozantet në ballkan, që ka mbijetuar tërë orvatjet dhe tentimet për rrënimin e saj nga ana e shumë armiqve të Islamit, duke filluar nga luftërat ballkanike kur me bombardime i është rrënuar minareja, gjat periudhës të mbretërisë SKS, nga ajo është plaçkitur çdo gjë e vlefshme, bile bile edhe plumbi me të cilën ka qën e mbuluar kubeja qendrore, dhe plumbi nga ato tre më të voglat që mbulojnë tremin e hapur të xhamisë.

 

Comments are closed.