Filluan punët e ndërtimit të xhamisë në Tophanë

Sot, në lokacionin e xhamisë që duhet të ngritet në Fushë Tophanë, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, së bashku me Mushavirin e Dijanetit të Turqisë në Shkup, z. Murat Alkan, kanë vëzhguar së afërmi rrethimin e këtij lokaliteti që është kryer nga KOMASH-i i Turqisë. Me këtë akt, në fakt starton puna e ndërtimit të kësaj xhamie. Menjëherë pas rrethimit të lokacionit, Komuna e Çairit do ta kryej mihjen e dheut për hapësirat për parkim e për bodrume, ndërkohë që BFI-ja do të përkujdeset për t’u përcaktuar për firmën që do t’i mbikëqyr punët e ndërtimit të xhamisë. Tashmë është në proces hapja e tenderit nga ana e KOMASH-it për të lidhur kontratë me firmën fituese për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë përt myslimanët e vendit.
[maxgallery id=”5590″]

Comments are closed.