Fillon restaurimi i xhamisë Is’hakije në Manastir
Më 13. 12. 2012 ( e Enjte), në selin e Bashkësisë Fetare Islame– Shkup, u nënshkrua marrveshje për restaurim të objekteve të kulturës Islame të xhamisë Is’hakije në Manastir dhe xhamis në Radanje- Shtip. Kjo marrveshje u nënshkrua në mes të kryetarit të BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Dr. Mahmut Çevik, koordinator i TIKA për Maqedoni dhe z. Orhan Uludag, udhëheqës i firmës Taksim YAPI që do të realizon punimet.
Investitor i këtij projekti është agjencioni TIKA nga Turqia. H. Sulejman ef. Rexhepi para mediave elektronike dhe të shkruara shprehi kënaqësi për firmosjen e këtij memorandumi përmes së cilës po bëhet një hap tejet i rëndësishëm lidhur me trashëgiminë kulturore islame në vend.
“Sot jemi këtu dhe ndjehemi të kënaqur që s’bashku me përfaqësuesin e TIKA dhe ndërmarrjes ndërtimore nga Turqia firmosëm marrveshje për restaurimin e xhamisë Is’hakije të Manastirit, e cila xhami është qëndrore e këtij qyteti dhe ka pozitën në qendër të qytetit. Kjo xhami daton nga periudha Osmane, andaj ashtu sikur shumë objekte të kulturës dhe trashëgimis islame në vend që kishin nevojë për intervenim, edhe kjo xhami kishte nevoj për restaurim.
TIKA ka bashkëpunim të fortë me Institucionin e BFI-së, dhe se ajo ka ndihmuar për shumë objekte të kulturës islame deri më tani. Ne nuk mbetëm këtu por kjo marrëveshje ka të bëjë në të njetjtën kohë edhe për xhaminë Radanje të Shtipit.”Koordinatori i TIKA për Maqedoni njëherit nënshkruesi tjetër i kontratës, Dr. Mahmut Çevik, shprehi se: “ Fillimisht falënderoj Reis ul Ulemanë e BFI-së për fjalët e bukura që tha, TIKA ka dhënë kontribut të madhë në restaurimin e shumë xhamive , por kontributi i saj është evident dhe ka të bëjë edhe me sferat si arsim, kulturë, etj. Gjatë realizimit të këtyre projekteve gjithashtu kemi pasur bashkëpunim edhe me Ministrin e Kulturës të Maqedonisë, etj.
Këto janë monumente historike të periudhës osmane, dhe në të njejtën kohë janë edhe të kësaj shoqërie, andaj ashtu sikur që i kemi ruajtur Ne, duhet t’i ruan edhe ky shtet. Xhamitë janë simbol i paqës, vëllazërisë dhe unitetit, andaj ato duhet reflektojnë në atë formë”.
Firma që kemi zgjedhur për restaurimin e këtyre objekteve është nga Turqia dhe e njëjta ka mjaft përvojë në këtë drejtim dhe shpresojm që e gjithë kjo në bashkëpunim me BFI dhe kompaninë ndërtuese të përfundoj suksesshëm”. Përfaqësuesi i firmës që ka marrë përsipër restaurimin e këtyre objekteve shprehi falënderime për këtë bashkëpunimin dhe duke përkujtuar që i gjithë projekti do të realizohet në kohë të duhur dhe në formë ashtu sikur edhe është bërë projekti”- shtoi z. Orhan Uludag.
Prev Post
Comments are closed.