Fillon projekti i ,,Kompleksit Arabati Baba Teqe”

Fillon projekti i ,,Kompleksit Arabati Baba Teqe”

Më 11 mars, 2020, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur në Rijaset drejtorin e TIKA-s për Maqedoninë e Veriut, z. Ajtekin Ajdin (Aytekin Ayden).
Drejtori i Agjencisë Turke për Koordinim e ka informuar me këtë rast Reisin për punët që janë duke i zhvilluar në vend, me theks të posaçëm për përgatitjen e Projektit të restaurimit të Kompleksit Arabati Baba Teqe në Tetovë, i cili – është thënë në takim – është në përpilim e sipër dhe se së shpejti do të fillojnë edhe punët në terren. Në takim ka qenë i pranishëm edhe z. Mehmet Selmani, drejtor i Qendrës për Konservim dhe Restaurim të RMV-së, i cili ka përshkruar fazat e projektit të Kompleksit Arabati Baba Teqe.
Në fund, Kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka falënderuar mysafirët, duke u shprehur i gatshëm për të vazhduar dhe për të thelluar bashkëpunimin për të rruajtur kulturë Islame, gjithnjë në interes të besimtarëve islamë dhe të institucionit të BFI-së dhe të institucioneve gjegjëse nga RMV dhe Republika e Turqisë.

Comments are closed.