Fillon ndërtimi i minares në Kanatllar

Në fshatin Kanatlar të Prilepit, sapo ka filluar rindërtimi i minares së xhamisë së këtij fshati. Kjo njëkohësisht është edhe hapi i parë i cili shpresohet të shkohet edhe drejt restaurimit edhe të xhamisë së fshatit e cila është e dëmtuar tej mase.
Kanë qenë vetë fshatarët ato që kanë mbledhur një buxhet modest dhe kanë filluar të ndërtojnë minaren e re të kësaj xhamie, por vullneti pozitiv ju ka dhënë shpresa që myslimanët e devotshëm do të kontribuojnë që të mbledhin buxhet për të ndërtuar edhe xhaminë e fshatit.
Në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema, Haxhi Sulejman ef Rexhepi, të pranishmit i përshëndeti, h. Jakup ef. Selimovski, i cili tha se xhamia është faktori më me ndikim në formësimin dhe mbrojtjen e identitetit të komunitetit musliman gjatë gjithë historisë, thënë ndryshe, xhamia është foleja ku ka kërkuar strehim dhe mbrojtje komuniteti musliman sa herë që është rrezikuar seriozisht nga shtërngatat e kohës të cilat kanë synuar luhatjen apo shkuljen prej rrënje të trungut të komunitetit musliman.
“Roli kryesor i xhamijave është arsimimi islam, formimi dhe ngritja e personalitetit islam.
Ky rol realizohet në rradhë të parë gjatë kryerjes të namazit, këndimit të kur’anit, dëgjimit të ligjeratave- vazeve, njohja e muslimanëve dhe muslimaneve me të gjitha obligimet e tyre fetare dhe obligimet e tjera njerëzore, e njëherit edhe aplikimin e Islamit të cilët janë të lidhura ngushtë me zhvillimin, punën dhe jetën e xhematit.
Në xhamia dhe afër xhamiave u ngritën medrese dhe shkolla të larta islame dhe institucione të tjera arsimore të cilat dëshmojnë mbi arsimimin e gjithanshëm dhe akademik të besimtarëve mysliman”, theksoi Selimovski, duke nënvizuar edhe një ajet nga  Ku’rani Famëlartë ku thotë se:  “Vetëm ai që beson Allahun, ditën e gjykimit e fal namzin, jep zeqatin dhe i friksohet Zotit ai i nderton dhe viziton faltoret e Zotit këta njerëz janë në rrugë të drejt”.
Atasheu për çështje fetare pranë ambasadës Turke në Maqedoni, njëhokësisht anëtarë i Dianetit të Turqisë, Seyfetin Ersoy, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë ceremoni.
Paralelisht me minaren, ka filluar edhe ndërtimi i mektebit të kësaj xhamie por edhe banesës ku do të jetoj hoxha i fshatit me familjen. Ndihmat siç thonë fshatarët e Kanatllarit do të jenë të mirëseardhura në çdo kohë.

DSC08380 DSC08382 DSC08389

Comments are closed.