Fetwa nr. 4

 Untitled-2211Mënyra e faljes së namazit të xhenazës

 Fetwa nr. 4

Mexhlisi për Fetva pranë Riasetit të BFI-së- Shkup

 

Pyetja:  Si falet namazi i xhenazës, respektivisht çka duhet kënduar gjat faljes së namazit të xhenazës, dhe a duhet kënduar suren el fatiha, meqë kemi dëgjuar se nuk ka namaz të xhenazës pa e kënduar suren el fatiha?

 

Përgjigjja

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rraim. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh., salavatet dhe selamit mbi të dashurin tonë Muhamd Mustafan s.a.v.s., mbi familjen e tij dhe mbarë myslimanët deri ditën e gjykimit.

Ajo që fillimisht duhet ditur, është fakti se namazi i xhenazes është Farzi Kifaje (detyrim kolektiv) që nënkupton se, nëse në një vend e falë një numër i myslimanëve, lirohen nga obligimi të gjithë të tjerët, e nëse këtë farz nuk e kryen asnjë mysliman përgjegjësia dhe dënimi shtrihet mbi të gjithë myslimanët e atij vendi.

Namazi i xhenazes për dallim nga namazet tjera, nuk përbëhet prej reqateve, por përbëhet prej katër tekbireve. Kjo vërtetohet me hadithine Pejgamberit alejhis-selam ku thotë: namazi i bajrameve ka katër tekbire, sikur katër tekbiret e namazit të xhenazës”.(Ahmedi dhe Ebu Davudi).

Namazi i xhenazes sipas medhhebit hanefij falet në këtë formë:

Pas radhitjes së rreshtave duke qëndruar në këmbë të kthyer të gjithë kah kibla, imami i prinë namazit dhe pasi të jetë bërë nijeti i faljes së namazit të xhenazes atëherë:

– Fillimisht imami e merr tekbirin fillestar me zë duke thënë “All-llahu ekber” e atë e ndjekin xhemati po ashtu duke e marrë tekbirin fillestar por pa zë, dmth në vete. Gjatë marrjes së tekbirit duart ngritën lartë te lobulli i veshit si rëndom në namazet tjera. Pas marrjes së tekbirit lidhen duart nën kërthizë dhe është sunet lexohet lutja e cila në terminologjin e fikut njihet me emrin “dua ethinai” e që është: Subhaneke All-llahume ve bi hamdike ve tebareke ismuke ve teala xheduke ve xhel-le thenauke ve la i lahe gajruke.

Pas të kryhet leximi i subhanes merret tekbiri i dytë pa i ngritur duar te lobulli i veshit dhe pas tekbirit është sunet të lexohen komplet salevatet të njohura me emrin “salevatet ibrahimije”.

– Kur të përfundojë me leximin e salevateve merret tekbiri i tretë po ashtu pa i ngritur duart, pastaj është sunet të lexohet duaja e të vdekurit. Në këtë rast duat janë të ndryshme, por në bazë të një transmetimi nga Auvf b. Maliki i regjistruar në koleksionet e imam Muslimit, Termidhiut dhe Nisaiut thuhet se pejgamberi s.a.v.s. e ka lexuar këtë lutje; „O Zoti im, falja këtij mëkatet, mëshiroje atë, fale atë, dhe nderoje hyrjen e tij në varr dhe zgjeroje hyrjen e tij. Pastroje (flladite) me ujë të ftohët të shiut dhe të borës dhe pastroje prej mëkateve – gabimeve ashtu si pastrohet petku i bardhë nga llomi. O Zoti im, këtij kompensoja një vendbanim më të mirë se sa vendbanimi i tij, një familje më të mirë se sa familja e tij, një bashkëshorte më të mirë se bashkëshortja e tij dhe fute në xhenet dhe mbroje nga dënimi i varrit dhe dënimi i zjarrit të xhehenemit.  Auvf b. Maliku kur e dëgjoi këtë lutje nga pejgamberi s.a.v.s. tha: U preka aq shumë sa që shpresova që unë të jem ai i vdekuri që iu bë kjo lutje[1].

– Pas përfundimit të kësaj lutje merret tekbiri i katërt po ashtu pa i ngritur duar dhe menjëherë jepet selam në të djathtë dhe në të majtë dhe përfundon namazi i xhenazes.

 

Nuk ka namaz pa leximin e fatihas (elhamit).

Dijetarët – fukahat e medhhebit hanefij janë të mendimit se leximi i fatihas në namazin e xhenazes me nijet të leximit të Kur’anit është veprim i urrejtur (mekruhi tahrimen), porse është i lejuar leximi i fatihas nëse ajo lexohet me qëllim të lutjes. Gjithashtu leximi i fatihas në namazin e xhenazes sipas dijetarëve të medhhebit Malikij është mekruhi tenzihen. Kurse leximi i fatihas në namazin e xhenazes është i lejuar bile edhe shtyllë e namazit sipas dijetarëve të medhhebit Shafij dhe Hanbelij[2].

Dijetarët që mbështesin leximin e fatihas në namazin e xhenazes mbështeten në hadithin e Pejgamberit s.a.v.s. ku ka thënë: „Nuk ka namaz ai i cili nuk e lexon fatihan“. Ky hadith sipas tyre është gjithëpërfshirës dhe e përfshinë edhe namazin e xhenazes.

Dijetarët e medhhebit hanefij kanë çasje tjetër ndaj hadithit. Ata nocionin “Salat” në këtë hadith e komentojnë se , ky hyadith ka për qëllim për namazet në të cilat ka sexhde dhe ruku, sepse nuk ka namaz pa sexhde dhe ruku, kurse namazi i xhenazes nuk ka as sexhde as ruku e as lexim të Kur’anit. Andaj edhe kjo është arsyeja që pejgamberi s.a.v.s. nuk kishte lexuar fatihan në namazin e xhenazes. Dijetarët në fjalë, nocionin “salatul xhenaze” e kuptojnë në aspektin gjuhësor sepse nocioni “salat” në kuptimin gjuhësor donë të thotë lutje-dua.

.

Vall-llahu ealem

26, Janar 2016                                     Mexhlisi për Fetva pranë Riasetit të BFI-së- Shkup.  fetva.bfi@gmail.com

 

[1] Shejh Alaudin Abidin, Hedijetul Alaijetu  f.162. Ekziston edhe duaja tjetër që është : All-llahumegfir li haj-jina mej-jitina ve shahidina ve gaibina….(shiko Dr. Ibrahim Salkini, el Fikhul Islami p1. f.360.

[2] .Dr. Zuhejli Vehbe, el Fikhul islamij ve ediletuhu, darul 4/496.

Comments are closed.