[:al]Fetwa nr. 4: Hutbeja dhe namazi i xhumasë[:]

[:al]Fetwa nr. 4
Mexhlisi për Fetva pranë Riasetit të BFI-së- Shkup

Hutbeja dhe namazi i xhumasë

Pyetja:
Shpesh herë më ka rastisur që në disa xhami në namazin e Xhumasë, Hutben dhe faljen e Xhumasë ta bëjnë studentë që studiojnë në Fakultetet Teologjike në shtetet Arabe apo Hoxhallarë të moshës së vjetër (të pensionuar), të cilët nuk janë të dekretuar për këtë, normalisht me leje nga Imamët e xhamive.
Nga Ju kërkoj fetva për këtë rast, a kanë të drejtë të bëjnë Hutben dhe faljen e namazit të Xhumasë persona të cilët nuk janë të dekretuar (disa imam të Xhamive janë deklaruar se ata vendosin për këtë)?

Përgjigja

Namazi i xhumasë është farzi ajn (obligim personal) për çdo besimtarë islam që i plotëson kushtet e namazit të xhumasë, në të kundërtën i ngelë obligim namazi i drekës. Në mesin e kushteve të namazit të xhumasë, kusht i vlefshmërisë së namazit të xhumasë është edhe hutbeja, që nënkupton se namazi i xhumasë pa hutbe është i pa vlefshëm.
Hutben dhe faljen e namazit të xhumasë mund ta mbajë vetëm imami, vaizi apo hatibi i autorizuar apo i dekretuar nga organi kompetent, që nënkupton se humben dhe faljen e namazit të xhumasë nuk mund ta mbajë askush pa dekretim paraprak nga organi kompetent. Në rastin konkret që parashtron pyetësi, imami, vaizi apo hatibi i dekretuar nga organi kompetent, ka të drejtë që në shenjë nderi dhe respekti të autorizoj dikë tjetër, siç është studenti i shkencave teologjike apo hoxhë tjetër që të mbajë hutben dhe të falë namazin e xhumasë pa asnjë problem dhe namazi i xhumasë është i vlefshëm.
Vall-llahu ealem.

Mexhlisi për Fetwa pran Rijasetit të BFI-Shkup.[:]

Comments are closed.