Fetë ftojnë në paqe universale

1233Në Pejë të Kosovës më 24 maj 2013 u mbajt Konferencë ndërkombëtare me temë: “Feja dhe pajtimi: Cila është e ardhmja e dialogut ndërfetar?” Në këtë konferencë morrën pjesë kryetarja e shtetit të Kosovës, Presidente, znj. Atifete Jahjaga, Ministri i jashtëm, Hoxhaj; Reis ul Uelma i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Tahiri, myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorë,etj.
Fjalë hyrëse në këtë takim kishin të gjitha bashkësitë fetare të Kosovës, por gjithashtu fjalë përshëndetëse kishte Kryetarja e shtetit të Kosovës, znj. Jahjaga dhe Ministi i Punëve të Jashtme, Hoxhaj. Vlenë të theksojmë se konferenca në fjalë kishte karakter ndërkombëtar në të cilën prezentuan përfaqësues nga mbi 30 shtete. BFI morri pjesë në këtë takim gjegjësisht konferencë dhe mundësisht do të merrë pjesë në çdo konferencë aty ku shteti investon në drejtim të zhvillimit të dialogut ndërfetar dhe përkrah padallim bashkësitë fetare të cilat janë pjesë e atij shteti.

Comments are closed.