Familja Ramadani i fal gjakun familjes Isa
KREU I BFI-SË, NË MISION PËR PAJTIMIN E FAMILJEVE
Pas dy vitesh hasmëri, familja Ramadani dhe familja Isa nga Shkupi shtrinë dorën e pajtimit, pas një angazhimi të palodhur të kreut të Bashkësisë fetare Islame të Maqedonisë, Reis Ul-ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepit.
“Falë të qoftë gjaku”, tha kryefamiljari i Zekirija Ramadani. “Qofsh faqebardhë”, u përgjigj Ekrem Isa nga Shkupi dhe të dy shtrinë dorën e pajtimit, më ketë iu dha fund edhe një hasmëria ndër shqiptarë.
Dora e pajtimit u shtri në selinë e Bashkësisë Fetare Islame.
Pas këtij “akti burrnorë” ashtu edhe siç e quajti Reis Ul-ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepit, ai falënderoi të dy familjet shkupjane për hapin sa fetarë aq edhe kombëtarë të marrë.
“I fortë është ai që falë. Njerëzit e mëdhenj falin. Falja është cilwsi e të dërguarit dhe etë madhit Zot. Pa pajtim të shpirtrave dhe bashkim të zemrave nuk do të ketë pajtim as bashkim kombëtar”. Kështu është thënë në vijim të kësaj ceremonie të shtrirjes së dorës së pajtimit në mesë të familjes Ramadani dhe Isa nga Shkupi.
Kreu i Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi tha se “fuqia e jona bazohet në falje. Kështu na kanë mësuar edhe feja edhe kombi. Kjo traditë duhet të vazhdojë sepse po i madhështon familjet sepse fuqia e jonë, fuqia e njeriut, e familjeve bazohet në shtrirjen e dorës së pajtimit”.
“Këtu në këtë rast unë kamë insistuar dhe atë gatishmërinë gjeta tek familja e Ramadan Ramadanit se ato nuk ishin në gjendje të shesin gjakun e të birit të tyre. Por islamikishtë në fund komplet rastin ma besuan dhe vendosën që sot të vijnë këtu si vend neutral si institucion i gjithë myslimanëve të Maqedonisë të vijnë të dy palët të shtrijnë dorën e pajtesës”, tha Sulejman Rexhepi- Kryetar i BFI-së. Sipas Reis Ul-ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepit, plumbi dhe pushka asnjëherë nuk duhet më të drejtohet nga shqiptari dhe myslimani.
“Plumbi dihet se për këtë është amanet. Plumbi është amanet për të mbrojtur vatanin, për të mbrojtur fenë, për të mbrojtur identitetin. Dashtë Zoti fuqiplotë, kurrë më mos të ketë vëllavrasje sepse këto vrasje neve na dëmtojnë kur jemi përball armiqve të kombit dhe të fesë”, potencoi kreu i BFI-së. Ekrem Isa, falënderoi Reis Ul-ulemanë për angazhimin maksimal që ka dhënë për të erdh deri tek kjo ditë ndërkohë që faliminderime në adresë të kreut të BFI-së nuk munguan as edhe nga familja Ramadani.
Prev Post
Next Post
Comments are closed.