Falënderime për Reisul Ulemanë për lutjet për Paqe në Ukrainë
Pas lutjeve për Paqe që u bënë më 1 Maj në gjitha xhamitë e vendit, të kryesuara nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili nga Xhamia e Saatit në Gostivar dërgoi mesazhe paqe për Ukrainën, po vazhdojnë të vijnë letra falënderimi për këtë mbështetje nga shoqata dhe individë nga Ukraina. Në rastin konkret, Shoqata e Ukrainasve në Republikën e Maqedonisë së Veriut
“Lesya Ukrainka”, ka falënderuar Reisul Ulemanë nëpërmjet një letre publike, në të cilën thuhet:
“I nderuari Reisul-ulema H. Hfz. Shakir Efendi Fetai,
Në emër të Shoqatës së Ukrainasve në Republikën e Maqedonisë së Veriut
“Lesya Ukrainka”, si dhe veten time, para së gjithash dëshiroj t’ju uroj festën e Ramazanit të Bajramit dhe t’ju falënderoj nga zemra për lutjet për paqen në Ukrainë më 1 maj 2022 në xhamitë anembanë vendit.
Të gjithë lutemi që kjo gjakderdhje të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, andaj për në janë shumë të vlefshme lutjet që pjesëtarët e fesë myslimane në Republikën e Maqedonisë Veriore kanë bërë për paqe, në kohët më të vështira për ne, e në kohën kur të gjithë kemi nevojë më së shumti për paqe. Kjo është arsyeja pse një mbështetje e tillë nga ju është vërtet e paçmueshme për ne.
Mes tjerash jemi të bindur se me lutje në të njëjtën ditë nga anëtarët
në bashkësitë e ndryshme fetare në mbarë vendin, shteti i Maqedonisë së Veriut dërgoi një mesazh të fortë përkushtimi për një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainë dhe rikthimin e paqes botërore.”
Fotografi nga xhamitë gjatë lutjeve të bëra për paqen në Ukrainë u shpërndanë nëpër gjitha mediumet botërore dhe rrjetet sociale, madje deri tek Presidendi Volodymyr Zelensky, u vlerësuan shumë mirë si një mbështetje morale për popullin e stërvuajtur ukrainez gjatë invazionit rus në këtë vend.
Next Post
Comments are closed.