[:al]Deri te Ambasada e Francës në Shkup Z. Ambasador – Z. Kristian Timonie
Shkëlqesi,
Ju lutemi që t’i përcillni falënderimet e mia personale, të Institucionit që e drejtoj si dhe të të gjithë myslimanëve të vendit, deri te Qeveria Franceze, respektivisht, deri te digasteri i drejtësisë pranë kësaj Qeverie, e cila, sot e shpalli të pafajshëm nga akuzat politike serbe legjendën e gjallë të popullit shqiptar, z. Ramush Haredinajn.
Drejtësia franceze, edhe një herë dëshmoi se është shembëlltyrë e lirisë, paqes dhe drejtësisë të popullit francez. Gjykata franceze dëshmoi se është tërësisht e pavarur, se është plotësisht profesionale dhe se proceset gjyqësore i kryen me dinjitet të paluhatshëm. Falemnderit Shtetit të Francëz që sot në mënyrë të drejtë vendosi që ta gëzojë mbarë kombin shqiptar.
Me shumë respekt Reisul Ulema i BFI-së
____________________________
H. Sulejman ef. Rexhepi[:]
Comments are closed.