FALËNDERIM PËR BASHKATDHETARËT TANË NË ZVICËR

Një falënderim të përzemërt dhe të sinqertë nga Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për mikpritjen dhe organizimin e jetës fetare të mërgatës sonë në Zvicër. Ai së bashku me shoqëruesit e tij, Dr. Selver ef Xhemaili, Drejtor i Sektorit për Diasporën në Rijasetin e BFI, Z. Qamil ef. Rushiti, Myfti i Kërçovës dhe H. Ismet ef Ademi, Drejtor i Sektorit për marrëdhënie me jashtë në Rijasetin e BFI, u kthyen të hënën më 06.12.2021 nga udhëtimi treditor në Zvicër, të cilët ishin atje me ftesë të Kryesisë së Qendrës islame ” Xhamia Kërçova” me rastin e manifestimit të jubileut të 5 vjetorit të themelimit të saj.
Në faqen e tij personale në facebook, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai përcolli përshtypjet e tij mjaft të kënaqshme dhe falënderimin tek organizatorët, si dhe vlerësoi lartë pritjen mjaft të ngrohtë dhe vëllazërore. Në vazhdim ju përcjellim tekstin e plotë të Reisul Ulemasë:
“Sot u kthyem nga Zvicra ku realizuam një vizitë të shkurtë treditore, një vizitë shumë domethënëse që e ngërthen aftësia e organizimit, pritjes, vullnetit, gëzimit, interesimit, buzëqeshjes, mallëngjimit, bisedës, debatit, projekteve, etj. të bashkatdhetarëve tanë. I shoqëruar nga Dr. Selver ef Xhemaili, H. Ismet Ademi dhe Myftiu Qamil Rushit në manifestimin madhështorë me rastin e pesë vjetorit të themelimit të “Xhamisë Kërçova” në Bazelant si dhe nënshkrimi kontratës së blerjes së Xhamisë ishte gëzimi i madh që përshkoi të gjithë, në veçanti i Kryetarin e Qendrës Z. Enver Ibrahimin dhe Hoxhë Vullnetin. Mbetet e paharruar vizita Xhamisë ” Besimtari” në Bazel, pritja shumë e ngrohtë dhe vëllazërore që vërtetë tregoi se kjo xhami është vatra më e vjetër e cila vazhdon të jetë në nivel të detyrës në krye të së cilës me sukses qëndron Z. Bari Demiri dhe Imami H. Bunjamin ef. Azizi bashkë me besimtarët tjerë. Prezenca e Kryetarit të KMSHZ H. Hfz. Mehas ef. Alija dhe shumë imamë i dhanë një shije të vërtetë. Andaj, shfrytëzojmë rastin që në emrin tim dhe në emrin e delegacionit të dy qendrave dhe besimtarëve tanë kudo që janë t’ju shprehi falënderimet më të sinqerta për pritjen dhe nderin që na e bënë me një organizim të lartë. Mbesim me shpresë se do jemi shumë afër bashkatdhetarëve tanë në çdo moment dhe situatë .Zoti i bekoftë me shëndet dhe suksese në jetë.”

Comments are closed.