FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË RRUGË TË MBARË SHKENCORE

Të enjten më 10.11.2022, Kryetari I BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në mbledhjen e rregullt të FSHI- Shkup e udhëhequr nga Dekani Prof. Dr. Shaban Sulejmani.
Mbledhja u zhvillua në frymë konstruktive dhe me ide të ndryshme mbi rrjedhat e zhvillimit të procesit mësimor si dhe ardhmërinë e FSHI në Shkup.
Fakulteti i Shkencave Islame së fundi ka marrë çarter numrin e “ERASMUS” projektit, që është një vlerë e veçantë shkencore, dhe hapat drejt bashkëpunimit me fakultete dhe Universitete të ndryshme botërore.
Kënaqësia më e madhe që la përshtypje në këtë mbledhje është se Fakulteti i Shkencave Islame po lëviz në rrugë të mbarë shkencore.

Comments are closed.