EVN-ja dhe OH HILAL me aksion humanitar – video

EVN-ja dhe OH HILAL me aksion humanitar
Tashmë është bërë traditë bashkëpunimi mes EVN-së dhe Organizatës Humanitare HILAL e cila, bashkë me kontigjentin e ndihmave të veta, bën shpërndarjen e të njëjtave për qytetarët që kanë më së shumti nevojë për ndihma.
Kësisoj, sot OH HILAL shpërndau ndihmën e donuar nga EVN-ja ndërkohë që të dyja palët u zotuan se ndihma të përbashkëta do të ketë edhe në të ardhmen.
Përaqësuesi i EVN-së, respektivisht, zëdhënësi Atanas Kovaçeski, u shpreh i kënaqur që edhe sivjet së bashku me OH HILAL po shpërndajnë ndihma humanitare për personat më në nevojë me qëllim që, sado pak, t’ua zbusin skamjen. “EVN-ja tashmë ka një traditë relativisht të gjatë në bashkëpunim me OH HILAL të Bashkësisë Fetare Islame dhe, pa dyshim që jemi shumë të kënaqur me transparencën dhe profesionalizimin e zhvillimit të këtij aktiviteti humanitar. Gjithësesi që, ndihma të këtilla do të kemi edhe në të ardhshmen dhe në prag të festave të ndryshme të qytetarëve tanë”, është shprehur z. Kovaçeski
Nga ana e vet, kryetari i OH HILAL, Mustafë ef. Dauti, ka falënderuar EVN-në që ka krijuar besim të paluhatshëm në OH HILAL e cila tashmë ka përvojën e paarritshme në shpërndarjen e ndihmave humanitare. “Pa dyshim, ky besim është arritur falë angazhimit dhe autoritetit të Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit dhe, ne si Organizatë, gjithësesi që ndjejmë obligim moral që ta ruajmë këtë respekt duke qenë sa më transparent në shpërndarjen e ndihmave që na donohen. Paraprakisht, strukturat tona hartojnë listën me persona më në nevojë për ndihma dhe, kësisoj, e kemi më të lehtë për të shpërndar pako me artikuj ushqimorë e higjienikë dri te ata persona dhe familje që vërtet kanë nevojë imediate për shtrirjen e dorës së ndihmës”, ka thënë ef. Mustafa duke shprehur në fund falënderimet e përzemërta për EVN-në e cila, si asnjë organizatë e korporatë tjetër në vend, për festa të ndryshme, gjenë mundësinë për të zhvilluar bashkë me OH HILAL aktivitete huanitare dhe për të gëzuar sado pak njerëzit që janë të prekur rëndë nga skamja dhe varfëria.

evn

evn1

Comments are closed.