Është shënuar 70-vjetori i NATO-s në Shkup

Është shënuar 70-vjetori i NATO-s në Shkup

Në kuadër të shënimit të 70-vjetorit të formimit të NATO-s (4 prill 1949, Uashington), më 5 prill, 2019, Zyra e Aleancës Veriatlantike në Shkup organizoi një pritje me personalitete të shquara të jetës shoqërore-politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me ftesë të Shefit të NATO-s në Shkup, kolonel Zoran Jankoviç, në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Me këtë rast, Shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup tha që Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike, si një kontribut i ruajtjes së paqes dhe i zhvillimit të demokracisë, i të drejtave dhe i lirisë së njeriut në këtë shtet dhe në rajonin e Ballkanit në përgjithësi.

Comments are closed.