[:al]Efendi Xhemaili: Në xhamitë tona kultivohet paqja, respekti, mirëkuptimi, tolerance[:]

[:al]Gifhorn, 22, prill -Në prezencën e një numri të madh shqiptarësh e besimtarësh myslimanë, pjesë të diasporës sonë, në Gifhorn të Gjermanisë u lëshua në përdorim xhamia e re, e ngritur si e tillë që nga guri themeltar. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues nga BFI në RM, Selver Xhemaili, përgjegjës i sektorit për diasporë si dhe Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu. Gjithashtu morën pjesë Kryetari i Unionit të Qendrave Islame në Gjermani, Mensur Halili, hoxhallarë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë. Në këtë aktivitet fetar nuk do të mungonte edhe  Zv.Kryetari i Komunës, zotri Reuter, i cili, në fjalën e vet përshëndetëse, veç tjerash do ta nxjerr në pah edhe gëzimin e tij për këtë objekt të xhamisë, për të cilën do të thotë: “Kjo xhami na e ka zbukuruar qytetin, islami është pjesë e qytetit tone!” Gjithashtu, në këtë ceremoni mori pjesë edhe prifti i Kishës Katolike, z.Wrassmann.

Programin e moderoi Imer ef. Alili dhe Arben Emini, nxënës i Medresesë Isa Beu në Shkup. Në fillim mysafirëve ju dëshiroi mirëseardhje kryetari i xhami, Shkëlqim Abazi si dhe imami i kësaj xhamie Xhezair ef. Durmishi

Ndërkaq, në emër të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, të pranishmit i përshëndeti Selver  Xhemaili duke shtuar se xhamia është vatër në të cilën besimtarët ndërtojnë vlerat fetare të mirëfillta. “Historikisht, në xhami mësohet dhe aty edukohen besimtarët të adhurojnë vetëm Allahun xh.sh. Në xhami besimtarët vetëdijësohen të respektojnë të gjitha krijesat për hirë të Krijuesit. Pa dyshim, në të gjitha qendrat tona në diasporë, sikundër në çdo cep të botës, vlerat islame shpjegohen ashtu siç janë, pa u modifikuar. Në asnjë mënyrë në qendrat tona nuk ka vend për grupe të devijuara ekstreme apo radikale. Në xhamitë tona, si gjithandej ashtu edhe në diasporë, kultivohet paqja, respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi, tolerance”, ka theksuar efendi Xhemaili.

Ndërkaq, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, përcolli urime  në emën të të gjith organeve të BFI-sëi. Tutje duke folur me respekt ndaj institucioneve gjermane, veç të tjerash e citoi poetin botëror, Gëten, i cili ka folur për islamin duke thënë se islami është paqe. Efendi fetahu respekt të veçantë shprehu edhe ndaj të gjithë besimtarëve që kanë kontribuar për këtë xhami, në të cilën do të kultivohet vlerat fetare dhe kombëtare, do të  kultivohet gjuha shqipe. Pas fjalimit të vet, Myftiu i Gostivarit, efendi Fetahu, e bëri duanë dhe më pas vijoi ceremonia e prerjes së shiritit, respektivisht, e inaugurimit të xhamisë shqiptare në Gifhorn të Gjermanisë.

[:]

Comments are closed.