[:al]Bashkësia Fetare Islame në RM, për çdo muaj të Ramazanit, në kuadër të aktiviteteve të përgjithshme, në planin akcional ka edhe vizitën e diasporës sonë. Këto aktvitete janë shpeshtuar dhe janë në një kordinim më të mirë sidomos që kur startoi edhe sektori për diasporë në kuadër të BFI-së. Sivjet, gati që në fillim të muajit të agjërimit, drejtori për diasporë, Dr. Selver Xhemaili, është në mesin e mërgimtarëve tanë. Vizitën e startoi pranë xhematit në xhaminë shqiptare “Sunnah” në Dietikon si dhe në xhaminë shqiptare në Gebensfort.
Me këtë rast, efendi Xhemaili, xhematit të këtyre xhamive u ka folur mbi politikat e BFI-së si dhe mbi qëndrimin e Reisul Ulemasë së BFI-së për shkollimin e të rinjëve tanë një numër i konsiderueshëm i të cilëve ndjek edhe mësimet në Medresenë e Is Beut, si dhe nëpër paralelet e dispersuara në disa qytete të Maqedonisë. Shtimi i paraleleve si dhe i medesantëve gjithsesi që shkakton edhe implikime të mëdha finansiare, kurse burimet finansiare të jetës sonë fetare islame ngelin po të njëjtat dhe në po të njëtin nivel. Prandaj, ka theksuar efendi Xhemaili, na duhet një kontribut më racional, një përjkrahje më gjithëpërfshirëse, sepse tashmë Medreseja me paralelet e veta të dispersuara është po thuajse e pakonkurrence në Maqdoni dhe, si e tillë, gjithnjë e më e lakmuar nga familjet myslimane.
Veç kësaj, gjatë këtyre vizitave zhvillohen edhe biseda të lira që i tangojnë rregullat e agjërimit si dhe aktivitetet që e përplotësojnë Muajin e mëshirës, Ramazanin, siç ishte edhe ligjerata fetare mbajtur në “Xhaminë e bardhë”, në qytetin Aarburg të Zvicrës.
[maxgallery id=”9115″][:]
Comments are closed.