[:al]Efendi Rexhepi: “Ulemaja jonë ishte mburojë e fuqishme e identitetit tonë kombëtar” [:]

[:al]

Efendi Rexhepi: “Ulemaja jonë ishte mburojë e fuqishme e identitetit tonë kombëtar”
Me rastin 110-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 106 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit shqiptar, dhe Ditëlindjes së Muhamedit a.s., Myftinia e Tetovës organizoi ekspozitën më titull “Trevat Lindore Shqiptare gjatë shekullit XX”, të realizuar nga bashkautorët e këtij projekti të BFI-së: Prof. Dr. Qerim Lita – historian dhe, Valbona Zunçe Pajaziti – gazetare
Të pranishëm në këtë manifestim ishin Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini, Myftiu i Dibrës Ramazan ef. Hasa, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Manastirit Amit ef. Rasimi, Myftiu i Ohrit Samet ef. Hajdari, Koordinatori i Myftinisë së Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, koordinator i Myftinisë së Pripelit Shefket ef. Imeri, Kryetari i Kuvendit të BFI – së Fadil ef. Ramadani, Kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, prorektori për arsim pranë Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Reshat Qaili, afarist, përfaqësues të shkollave të mesme të Tetovës, përfaqësues të institucioneve publike në Tetovë, drejtori i pallatit të Kulturës, përfaqësues i shoqatës së pedagogëve shqiptar, poetë, Drejtori, profesorë dhe profesoresha të Medresesë Isa Beu, paralelja e vajzave në Tetovë, studentë, nxënësë, hoxhallarë si dhe një numër i madh i qytetarëve.
Të ptanishmit i përshëndeti Myftiu i Tetovës, efendi Nesimi, i cili veç të tjerash nënvizoi vlerën e një ekspozite të këtillë të mbështetur ë shumë dokumente e fakte që flasin për kontributn e teologëe shqiptarë në të mirë të çështjes kombëtar dhe fetare.
Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili vuri theksin në faktin se identiteti kombëtare dhe ai fetarë janë të bashkuar dhe nuk mund të funksionojnë ndamas, më sa mund të funksionojë trupi pa shpirtin. Në fjalimin e vet efendi Rexhepi ka shtuar: “Kur udhëton nëpër analet e historisë shqiptare dhe flet për lëvizjet dhe përpjekjet mbarëkombëtare, kupton se një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe rilindësit e mëdhenj shqiptarë, të cilët në shumë raste ishin drejtues fetarë, që nga imamë e myderrizë, myfti, kryemyfti, kadi dhe kryetar komuniteti e deri në klerikë katolikë e ortodoksë, ku në kushte dhe rrethana të ndryshme dhe shpeshherë mjaft të vështira, punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe kontribuuan për forcimin dhe konsolidimin e tij.
Është e qartë që kleri mysliman ka dhënë një kontribut të veçantë për ekzistencën e popullit dhe të kombit shqiptar. Në përpjekjet dhe në luftën e gjatë për ruajtjen e identitetit kombëtar, ai ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme. Mjafton të hedhim një sy me kujdes në të gjitha ngjarjet me karakter historik dhe politik dhe do vëmë re se prania e prijësve myslimanë është kudo e pashmangshme. Që nga kryengirtjet kundër Tanzimatit me sheh Mustafën e sheh Fezën e deri te përfaqësimi në organizma si Komiteti i Stambollit, me Hoxha Hasan Tahsinin e madh, duke vazhduar me Daut Efendi Boriçin, në Lidhjen e Prizrenit, me Hafiz Ibrahim Shkupin, në Kongresin e Manastirit, me Myfti Vehbi Dibrën, Hafiz Ali Korçën dhe Ismail Efendi Ndroqin në Kongresin e Dibrës, me Myfti Vehbi Dibrën e Sheh Ahmet Pazarin në shpalljen e Pavarësisë më 1912 dhe ngritjen e flamurit, etj.
Pra, në gjithë rrjedhën e ngjarjeve që përcaktojnë fatin e Shqipërisë e të shqiptarëve, pa dyshim, gjen edhe ata, krerët e besimit mysliman, krah për krah, dorë për dore e gojë për gojë me të gjithë klerikët e besimeve të tjera në Shqipëri.
Këtë që thashë më lartë më së miri e dëshmon edhe kjo ekspozita e sontme“, ka deklaruar Rexhepi. Tutje, Reisul Ulema ka ftuar në ndjekje të gjurmëve të këtyre personalitetee të urtë kombëtar e fetar,duke kërkuar nga të gjithë faktorët që të përkujdesen për unitetin e trungut fetar, të kontribuojnë në jetësimin e proukopimeve të ulemasë sonë që ishte, veç të tjerash edhe avansimi i jetës fetare islame, i cili, sot gjithësesi që do të lehtësohej përmes akreditimit të Medresesë Isa Beu si dhe nëpërpjet finansimit nga buxheti shtetëror i Fakultetit të Shkencave Islamë në Shkup, ka përfunduar efendi Rexhepi.
Gjithësesi që kjo ekspozitë u shoqërua edhe nga një program i larmishëm kulturo-artistik. Me pikë muzikoreinstrumental, me violinë, u paraqit Shkkëlzen Pajaziti, kurse në pjesën e “orës letrare” pozitë e tyre me motive patriotik i lexuan:  Lindita Ameti, Bardhyl Zajmi, Rina Turkeshi Saiti, Prof. Dr. Salajdin Saliu, Prof. Dr. Zejnepe Alili Rexhepi, Sadije Aliti, Rami Kamberi etj..
Me rastin e Ditlindjes së Muhamedit a.s., dhe ekspozitës me dokumente arkivore që flasin për rolin dhe kontributin e prijësve fetar për çështjen kombëtare, atdheut, kombit dhe fesë  kënduan edhe studentë të FSHI-së, nxënëse të Medrsesë “Isa Beu” Tetovë.
[maxgallery id=”10384″]

[:]

Comments are closed.