[:al]Regensdorf, 1 prill – Xhamia Shqiptare e Regensdorfit të Zvicrës shënoi 20 vjetorin e themelimit të Bashkësisë Islame, në të cilën morën pjesë kreu më i lartë i BFI-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari Gjeneral, Irsal ef. Jakupi si dhe Drejtori i Sektorit për Diasporë, Dr. Selver ef. Xhemaili. Po ashtu, në këtë event morën pjesë edhe bartës të jetës fetare islame nëpër qendra të ndryshme perëndimore, si: Haf. Mehas ef. Alija, krytari i Unionit të Bashkësive Islam Shqiptare në Zvicër, përfaqsuesi i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani, Salahudin ef. Ibra, imamë dhe udhëheqës të xhamive nga mbarë Zvicëra. Po ashtu, prezantuan edhe teologë të ftuar nga Maqedonia, Shqipëria, Lugina e Preshevës, kurse përfaqësues nga Kosova ishte Drejtori për diasporë i BIK-ut, Mr. Ekrem ef. Simnica. Kënaqësi të veçantë te të pranishmit shkaktoi edhe prezenca e përfaqësuesit të lartë pushtetiit lokal të Regensdorfit, z. Bruno Weder.
Nën udhëheqjen e programit nga ana e imaimit të kësaj xhamie Mr. Ferid ef. Zekiri, fillimisht mysafirët i përshëndeti imami dhe kryetari i xhamisë z.Mevludin Ashiku, kurse fjalë rasti mbajti Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, nënvizoi sidomos virtytin e shqiptarëve gjithandej në shtetet e Perëndimit, të cilët manifestojnë një kujdes të veçantë në shprehjen e ndjenjave të tyre fetare islame.
“Kudo që kam pasur takime me autoritet e larta të shteteve ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët përkatës të fesë islame, kam dëgjuar fjalë miradie dhe për këtë krenohem. I ftoj vëllezërit e mi shqiptarë që të vijojnë edhe më tej që me kulturën shqiptare, me fenë, respektin dhe me të gjitha vlerat e mrekullueshme kulturore e civilzuese të lënë përshtypje pozitive tek banorët vendasë si dhe tek autoritetet e shteteve perëndimore. Islami është fe e paqes, tolerancës, mirëkuptimit, respektit të ndërsjelltë. Këtë fakt në mënyrë të përkryer e dëshmojnë shqiptarët myslimanë, prandaj, shqiptarët myslimanë në asnjë mënyrë nuk i lënë vend radikalzmit, ekstremizmave të ndryshëm apo terrorizmit. Kushdo që mundohet ta paraqesë islamin ashtë siç nuk është ai, ia bën dëmin më të madhë vetë fesë së Allahut Madhrëriplotë, si dhe kombit të vet. Duke uruar 20 vjetroin e themelimit të kësaj Qendre, uroj që ky asociacion si dhe të gjitha xhamitë e tjera në diasporë të kultvojnë vlerat madhështore të islamit. Të dashur vëllezër, ju ftoj që gjithnjë të përcillni mesazhin e paqes, mirësjelljes, mirëkuptimit, vlerat kulturore e civilizuese”, ka theksuar veç të tjerash në fjalën e vet të rastit, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Më pastaj, programi kulturo-fetar u përcoll me recitime të pjeseve kuranore si dhe me këndim të ilahive nga kori i nxënësve të mektebit të kësaj xhamia. Po ashtu pati edhe pikë artistike nga folklori burimor shqiptare.
[maxgallery id=”8552″][:]
Comments are closed.