[:al]Efendi Rexhepi priti Kryetarin e Veteranëve të Luftës së UÇK-së[:]

[:al]Shkup, 23 nëntor – Dje, Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur për vizitë Kryetarin e Veteranëve të Luftës së UÇK (të Kosovës), z. Hysni Gucatin, me disa bashkëluftëtarë, për të cilët efendi Rexhepi shtroi edhe një drekë të veçantë pune. Me këtë rast, u shpalosën kujtime e momente historike duke i nxjerrë në pah edhe kontributet e pamohueshme të BFI-së si Institucion fetar islam në RM, në luftën e zhvilluar për çlirimin e Kosovs. Mysafirët e lartë kanë shprehur mirënjohje të thellë dhe janë falënderuar për tërë atë kontribut të BFI-së, konkretisht të vetë Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, por edhe të popullatës shqiptare myslimane në Maqedoni. Efendi Rexhepi mysafirëve nga Kosova ju dhuroi nga kompleti i tij “Për fe dhe atdhe”, në të cilën, veç të tjerash, gjenden të dokumentuara dhe të evidentuara edhe kontributet personale të autorit por edhe të BFI-së në përpjekjet mbarëkombëtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Pas kësaj, delegacioni kosovar, së bashku me Reisul Ulemanë, kanë udhëtuar për në Manastir ku kanë marrur pjesë në gala koncertin e organizuar nga zv/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, z. Hazbi Lika, me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe.

[maxgallery id=”7767″][:]

Comments are closed.