[:al]Sot në BFI ka qëndruar Dr. Florian Qehaja, Drejtori Egzekutiv i i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili ka zhvilluar një intervistë me Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhep, rreth ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që tashmë po paraqitet si rrezik real për rajonin dhe më gjërë
Radikalizmi dhe ekstremizmi fetar, sot për sot, është një ndër problemet kryesore në botë. Këtyre dukurive po u kushtohen qindar analiza, studime, konferenca botërore, ligjerata, akcione praktike me të vetmin qëllim për të arritur sa më shumë rezultate në të mirë të paqes dhe mirëqenies së përgjithshme.
Bashkësia Fetare Islame, në RM, pa dyshim që është lider në rajon për sa i përket angazhimeve serioze në luftë kundër këtyre dukurive që po tentojnë ta njollosin fenë dhe t’i sjellin dëme shoqërisë së vendit dhe më gjërë. Rezultatet nga porojekti i parë në rajon i BFI-së, i titulluar STOP RadTerr (Stop radikalizmit dhe terrorizmit) janë më se evidente ndërsa ka arritur një sensibilizim absolut të të rinjëve që të ruhen dhe mos të bien pre e propagandave armiqësore kundër fesë islame që mëtojnë të ngjallin radikalizëm e ekstremizëm ndër popullatën tonë.
Rreth këtij projekti dhe rreth këtyre sukseseve të BFI-së, sot në Institucionion tonë ka qëndruar Dr. Florian Qehaja, Drejtori Egzekutiv i i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili ka zhvilluar një intervistë me Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi.
Që në fillim të bisedës, efendi Rexhepi ka vënë në spikamë injorimin total të institucioneve shtetërore që e kanë shprehur karshi këtij projekti si dhe përkrahjen masovike të përfaqësuesve të shteteve të ndryshme dhe të organizmave me relevancë në vendin tonë. “Ne, tashmë jemi në fazën e brengosjes, jemi në fazën e përforëcimit të bindjes se në këtë shtet ka elemente që janë gjallë të interesuar që ta ngacmojnë dhe ta iritojnë këtë plagë kaq të keqe për mbarë shoqërinë tonë. Natyrisht, këtyre dukurive mundohen që t’iu japin edhe konotacion fetar, ndërkohë që ne praktikisht kemi shpjeguar dhe i kemi bindur të gjithë se Feja Islame në fakt është luftëtare e pakompromis kundër çdo lloj dhune, kundër çdo veprimi radikal dhe ekstremist. Sepse, në fakt, fetë, sidomos Feja Islame, në vetëvete janë ekstrati i paqes”, ka theksuar efendi Rexhepi.
Gjatë bisedës janë prekur edhe tema të ndryshme si, arsyeja e shkuarjes së shqipytarëve në vetrat e krizës, nevoja e të rinjëve shqiptarë për t’iu përgjigjur ftesave të pakuptimta për t’u radikalizuar dhe për t’u future ujërave të turbullta të ekstremizmave. Konkludim i përbashkët ishte se faktor kryesor janë problemet ekonomike, mos reagimi në kohë i organeve gjegjëse shtetërore kundër misonarëve matrapazë që lejohen të shtrembërojnë fenë dhe qënmdrimet fetare për bashkëjetesë, por edhe informatat e cunguara, respektivisht, dezinformatat e fuqishme që rrjedhin nëpër rrjetet sociale të pakontrolluara.
“Ne, si popull shqiptar, tashmë jemi përcaktuar dhe jemi orientuar kah vlerat civilizuese properëndimore prandaj dhe, konsideroj, duhet një koordinim i veprimeve tona si shtetëore, ashtu edhe kombëtare e fetare, në eliminimin dhe zhdukjen e kësaj njolle të pamerituar që na erdhi nga njerëzit labilë, misionarë të ulët dhe nga qarqet e ndryshme antishqiptare”, ka nënvizuar, veç të tjerash, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
[:]
Comments are closed.