Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi takoi Ministrin e Vakfit dhe për Çështje Islame të Mbretërisë së Arabis Saudite, Salih Ale Shejh. Gjatë këtij takimi Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi shprehi falënderime për mikëpritjen vëllazërore nga ana e Ministrit dhe autoriteteve të Saudisë, ku gjatë këtij takimi Ministrin, Salih Ale Shejh e njoftoi me veprimtarinë dhe funksionimin e Bashkësisë Fetare Islame, institucion ky që me shekuj kujdeset me plot përkushtim mbi organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare Islame në vend dhe diasporë. Kreu i BFI gjithashtu bëri një prezentim të Institucioneve edukativo arsimore siç janë: Medreseja Isa Beu me të gjitha paralelet e saja si dhe Fakutetin e Shkencave Islame. BFI është institucion shekullor dhe me traditë, andaj mandati i saj kryesor është kujdesi mbi Islamin dhe muslimanët, mbi ruajtjen e trashëgimis kulturore dhe historike islame, mbi pronën e saj, mbi kulturën e pasur islame dhe mbi gjithë atë që tangon besimtarët mysliman. BFI karakterizohet me shumë aktivitete dhe punë të mëdha, ajo është zëri i kthjellët i arsyes së myslimanëve dhe brengat e tyre i shpalos në çdo institucion për t’i dalur zot pjestarëve të këtij ummeti, ku përpos botës islame edhe atë ndërkombëtare e njfoton për diskriminimin dhe padrejtësitë që i bëhen. Bashkëpunon me të gjitha institucionet relevante, bashkëpunimi në fjalë është në çdo segment dhe i gjithanshëm në dobi të çështjes fetare.
Ministri i Vakfit dhe për Çështje Islame i Mbretërisë së Arabis Saudite, Salih Ale Shejh shprehi falënderime për vizitën që bëri Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, por gjithashtu shprehi mirënjohje për aktivitetet e bujshme të këtij institucioni për të cilat ishte në dije për të gjithë atë që vepron BFI. Njoftimet ishin pikërisht nga institucionet e mëdha me të cilat ka bashkëpunim BFI si dhe zërin që ka ngritur gjithandej në botën Islame për çështjen e Burmali xhamisë, për diskriminimin institucional që i bëhet BFI-së nga qeveria aktuale, për fatin dhe pozitën e myslimanëve në këtë vend si dhe për kontributin e dhënë për myslimanët e Ballkanit me theks të veçant për Kosovën. Ministri, Salih Ale Shejh shprehi dëshirë të fuqishme dhe gatishmëri për të përforcuar edhe më shumë bashkëpunimin në mes BFI-së dhe shtetit të Arabis Saudite për të realizuar projekte me vlerë dhe rëndësi të veçantë për BFI dhe myslimanët e këtij vendi.
Reis ul Ulema gjatë qëndrimit të tij disa ditorë në Arabinë Saudite takoi edhe shumë personalitete të ndryshëm, realizoi intervista në disa media, ndërsa gjatë qëndrimit të tij në qytetin e ndritur të Medines realizoi takim me gjithë studentët shqiptarë që duke ndjekur studimet për momentin në Arabinë Saudite të cilët kishin nga qytete të ndryshme për të takuar Reis ul Ulemanë dhe për t’u njoftuar për së afërmi me aktivitetet, rolin e saj dhe perspektivën e institucionit fetar të BFI.
Në vazhdim do të keni mundësi të lexoni edhe letrën e dërguar nga Unioni i Studentëve të Medines në kabinetin e Reis ul Ulemas të BFI-së përmes së cilës shprehën falënderime për takimin e realizuar.
Comments are closed.