Më 08 maj 2013 një delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni i udhëhequr nga kryetari i saj, Reis Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri vizituan prefektin e posa zgjedhur të Strugës, z. Ziadin Sela. Gjithashtu në këtë vizitë morrën pjesë myftiu i Shkupi, Ibrahim ef. Shabani dhe ai i Strugës, Salim Sulejmani. Kryetari i Komunës së Strugës, z. Sela shprehi falënderim për vizitën që ia bëri kreu i BFI-së, duke potencuar se bashkëpunimi me BFIM dhe Myftinin e Strugës do të jetë në një nivel të lartë në interes të qytetarëve dhe besimtarëve të Strugës. Ndërkohë, në fjalën e tij, H. Sulejman ef. Rexhepi përgëzoi Selën për zgjedhjen në krye të Komunës së Strugës, dhe i shprehu gadishmërinë që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë në një frymë vllazërore dhe në shërbim të bësimtarëve mysliman të Strugës dhe rrethinës.
Comments are closed.