Ef. Rexhepi takoi z. Tadej

Më 13.02.2013 në selinë e BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi takoi Drejtorin e Përgjithshëm të Operatorit ONE, Tadej Lenariç. Në këtë takim Reis ul Ulema gjithashtu morrën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri dhe kryetari i OH “Hilal”, Mustafa Dauti.
Para mediave të shkruara dhe elektronike Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi i shprehi falënderime z. Tadej për vizitën që ia bëri institucionit BFI. “ Kemi një bashkëpunim të mirëfillt dhe atë permanent, andaj me këtë rast dua të potencoj edhe për ndihmat tjera që kanë ofruar dhe kanë bashkëpunuar me ne. Për gjatë vitit 2012 Operatori ONE në bashkëveprim me Organizatën Humanitare “ Hilal”  kanë ofruar ndihma humanitare dhe kanë bashkëvepru  në të gjitha shtresat që kanë pasur nevoj qytetarët e varfër për ndihmë.
Prandaj,  BFI në RM është tejet falënderues në veçanti për vitin e kaluar ku kemi pasur mesa më kujtohet disa raste që kanë qenë jashtëzakonisht me rëndësi për kategorinë e varfër të shoqërisë tonë, por gjithashtu ne llogaritim se edhe gjatë vitit 2013 do të kemi bashkëpunim në këtë drejtim. Tani në bisedë e sipër  me përfaqësuesin e ONE, premtoj se do të ketë kontinuitet edhe më të madh bashkëpunimi në fushën humanitare.
OH “Hilal” ditë më parë botoi revistën Nr. I për vitin e kaluar në të cilën janë përfshirë të gjitha aktivitetet e kësaj organizate, ku për botimin a saj janë kujdesur gjegësisht kanë participuar me donacion operatori ONE. Këtë revist e kemi në gjuhën shqipe, është në botim e sipër edhe version në gjuhën maqedone, angleze dhe turke. Pra, përmes kësaj reviste pretendohet OH Hilal të jetë transparente para opinionit me aktivitetet e saj, a njëherit edhe për bashkëpunimin në aspektin profesional me ONE.
tadej1
Në anën tjetër z. Tadej njoftoi Reis ul Ulema për të gjitha aktivitetet që i ushtron ONE e në veçanti në fushën e humanitetit duke theksuar se : “ ONE është falënderues ndaj BFI për këtë bashkëpunim të fuqishëm deri më tani që ka realizuar në shumë segmente, në veçanti për bashkëpunimin që kemi pasur në fushën e humanitetit me OH “ Hilal”. Andaj shpresojm se edhe më tej do të vazhdojmë në këtë drejtim duke u dal në ndihmë kësaj shtrese të shoqërisë”.

Comments are closed.