Ef. Rexhepi takoi drejtorin e Rumeli Vakfit

111

Më 18 korrik 2013 në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema takoi Drejtorin e Rumeli Vakfit nga Turqia, z. Melek Aras i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtor të tij. Në këtë takim shumë vëllazëror të realizuar në institucionin fetar islam, BFI u diskutua lidhur me zhvillimin dhe organizimin e jetës fetare të myslimanëve në këto hapsira, me çrast mes tjerash u bisedua për kulturën islame dhe trashëgiminë tonë të pasur e të rruajtur ndërshekuj. Në këtë takim Reis ul Ulema dëshmoi për bashkëpunimin që ka BFI me të gjitha institucionet e shtetit Turk, por gjithashtu potencoi se bashkëpunimi do të jetë kontinuitiv dhe me shumë rezultate konkrete. Drejtori i Rumeli Vakfit shprehi mirënjohje në adres të BFI dhe Reis ul Ulemasë për kontributin e dhënë në drejtim të zhvillimit të mirëfillt të jetës fetar islame. z. Aras i shquar për nga aspekti i veprimtarisë së tij, dëshmoi se bashkëpunimi që kanë me BFI në vazhdimësi do të mbetet i tillë. Vlenë të potencojnë se ka

ndihmuar në ndërtimin e disa xhamiave në Maqedoni, por gjithashtu theksoi se do të bashkëpunoj me institucionin BFI dhe do të ofroj ndihmë nga më të ndryshmet aty ku e kërkoj nevoja për kërkesat e myslimanëve.

Comments are closed.