Ef. Rexhepi shtroi iftar për liderët fetar dhe diplomatët e huaj

imageNë një ambient madhështor Ramazani me sofër tradicionale shqiptare myslimane, Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. REXHEPI shtroi iftar për krerët e bashkësive islame shqiptare, krerët e liderëve fetar në Maqedoni, ambasadorët e akredituar në Shkup, myftitë e BFI-së, gazetar dhe perosnalitete të jetës publike. Në këtë iftar morrën pjesë kreu i KMSH, Skender Bruçaj, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përfaqësuesi i Komunitetit Bektashian nga Shqipëria, Ferdinand Samarxhiu, krerët e liderëve fetar në vend, Ambasadori Amerikan, Ambasadori i Shqipëris, Ambasadori i Iranit, zv. Ambasadori i Katarit, Ambasadori i Turqisë, atesheu për çështje fetare pranë ambasadës Turke në Shkup, zv. Drejtori i TVM 2, Harun Ibrahimi, drejtori i TV ERA, Abdulla Memedi, drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së, etj. Në fjalën e tij të rastit Reis ul Ulema falënderoi të pranishmit dhe shprehi mirënjohje për pjesëmarrje në iftar duke theksuar: “ Iftari i sontëm të jetë një moment ku do të përcjellim mesazhe gjithandej paqësore në veçanti ato që dalin pikërisht nga muaji i bekuar i Ramazanit. Bota sot ka nevoj për koncepte të reja për të sfiduar padrejtësitë dhe dhunën që shprehen në shumë vende. Në këtë iftar pjesëmarrës janë krerët e Bashkësive fetare islame të Shqipërisë, Kosovës dhe përfaqësuesi i Komunitetit Bektashian, por gjithashtu krerët dhe përfaqësues të bashkësive fetare të vendit, kemi prezent ambasadorë të akredituar në Shkup dhe drejtues të institucioneve dhe shtëpive informative, tubim i cili flet mjaft shumë për nevojën e respektit të ndërsjell dhe promovimit të vlera që kanë fetë e shpallura” shtoi mes tjeras ef. Rexhepi. Kreu i BFI-së ftoi që të gjithë personalitetet dhe përfaqësuesit e lartë përmendur të përcjellin porositë e tyre deri tek opinion me shpres që edhe më tej të vazhdohet në të ardhmen në këtë mënyrë të shtrohen sofra me karakter të afërsisë dhe respektit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Comments are closed.