ef. Rexhepi: Qeveria shkel Kushtetutën, nuk respekton sekularizmin

Untitled77Më 12 shtator 2013 Reis ul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. REXHEPI takoi Hans Joachim Falenski përfaqësuesin e Bundestagut Gjerman në Shkup. Ky takim me përfaqësuesin e Bundestagut u realizua në bashkëpunim të fondacionit Konrad Adenauer në Shkup dhe të liderëve të Bashkësive fetare në Maqedoni. Edhe pse të tjetër kishin prezantime politike duke i dhënë më tepër anës politike se sa asaj fetare, Reis ul Ulema në fjalën e tij përshëndetëse shprehi falënderime për takimin e realizuar duke e quajtur frytdhënës dhe të nevojshëm për të diskutuar dhe dialoguar mbi të drejtat fetare në Maqedoni. “Maqedonia është shtet multireligjioz dhe multietnik, andaj duhet të ruaj atë që ka ky shtet, ngase ne bashkësitë fetare nuk jemi institucione politike e as faktor politik, çdo kush gjynahet e tij duhet ti mbanë për vete. BFI me shtetin ka shumë pika të hapura që duhet të zgjidhen dhe është koha e fundit që përmes dialogut duke respektuar kushtetutën e R.M., meqë feja është e ndarë nga shteti. Ne kërkojmë të trajtohemi në mënyrë të barabartë me të gjithë, meqë ky është shtet sekular, dhe jo rastësisht në kushtetutë demonstrohet barabarësia para ligjit. Kërkojmë prej Qeverisë të respektojë këtë dispozitë kushtetuese. BFI disponon me qendra kulturore-islame në Gjermani dhe se të gjitha trajtohen njëjtë nga autoritet e shtetit dhe nuk kanë asnjë vijë dallimi me të tjerët. Shfrytëzojë rastin të falënderoj shtetin Gjerman, Bundestagun që vjen si rezultat i raporteve për trajtimin që u bënë qendrave tona dhe bashkëfetarëve tanë”, theksoi kreu i BFI-së. Hans Joachim Falenski përfaqësuesin e Bundestagut Gjerman në Shkup theksoi se liritë fetare janë të drejta fundamentale në çdo shtet demokratik dhe si të tilla kërkojnë trajtim serioz.

Comments are closed.